E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e Kryesise per statutin dhe programin, brenda janarit

Kryesia e Partise Socialiste, prej 3 muajsh nuk eshte mbledhur. Vetem dy dite me pare anetari i Kryesise, Andis Harasani, vuri ne dukje se nje gje e tille eshte e munguar, se kryesocialisti po takon me shpreh aleatet dhe po harron mbledhjen e Kryesise. Burime nga Partia Socialiste thone se kjo mbledhje do te behet brenda muajit janar dhe do te sjelle hapat e para per ndryshimet ne statutin e partise, si dhe zgjedhjet ne Organizatat Socialiste, brenda dhe jashte vendimit. Do te jene anetaret e Kryesise se selise roze, te cilet permes nje dialogu do te propozojne fillimin e ndryshimeve, te parashikuara nga mbledhja e fundit e Kongresit te Jashtezakonshem, ne strukturat dhe programin e partise. Deputetet socialiste, por edhe sekretaret e Keshillave te Partise Socialiste, kane perfunduar tashme takimet e tyre me bazen socialiste per te "thithur" mendimet mbi ndryshimet, qe do te vijojne gjate 3 muajve te pare te ketij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›