Financat, buxheti nuk ka penguar investimet e bashkive
Ministria e Financave ka gati te gjitha fondet e programuara sipas buxhetit 2010, per bashkite dhe komunat. Keshtu eshte pergjigjur nepermjet nje deklarate zyrtare Ministria e Financave, ndaj nje akuze te leshuar nga bashkia e Tiranes dy dite me pare, se qeveria po pengon rrjedhjen e fondeve per investimet e bashkise. "Bashkia e Tiranes dhe njesite e qeverisjes vendore, qe ende nuk kane miratuar buxhetin e vitit 2010, deri ne miratimin e tij, do te sherbehen ne deget e thesarit ne perputhje me ligjin Nr.9936, date 26.6.2008 "Per menaxhimin e Sistemit Buxhetor ne Republiken e Shqiperise", pra do te autorizohen te kryejne cdo muaj shpenzime deri ne 1/12 e shpenzimeve faktike te buxhetit vendor ne vitin buxhetor paraardhes", sqaron dikasteri i Financave. Sipas te njejtave burime, Bashkia Tirane dhe cdo njesi e qeverisjes vendore, mund te paraqesin ne cdo moment dokumentacionin perkates prane degeve te thesarit per kryerjen e shpenzimeve te papaguara gjate vitit 2009. Sipas Financave, Dega e Thesarit ne Tirane dhe ne te gjithe vendin nuk kane penguar, perkundrazi kane bashkepunuar dhe ndihmuar perfaqesuesit e qeverisjeve vendore me asistence per menyren e zbatimit korrekt te ligjit. "Buxheti i vitit 2010 eshte vene ne dispozicion te te gjithe perfituesve nga fondet e autorizuara prej tij, qe ne dt 1.01.2010 dhe pagesat per to behen pa asnje lloj kufizimi nga Thesari, i cili disponon mjetet monetare ne mase te plote te shumave te programuara ne ligjin e buxhetit 2010", ben te ditur dikasteri i Bodes. "Ftojme bashkine e Tiranes, qe te lere menjane retoriken politike dhe te hartoje de miratoje ne kohe, buxhetin e saj per vitin 2010" perfundon Ministria e Finances ne sqarimin e saj.