Biznesi i gazit Do pezullojme punen Tatimet Te gjithe kasa
Dje te dyja palet jane perplasur ne distance me deklarata dhe duket se asnjera nuk ka nder mend te terhiqet. Problemi i cili tashme u be kohe qe po lakohet ka ne thelb kundershtimin e kompanive te tregtimit te gazit per te vendosur kasa fiskale duke e justifikuar kete me koston e larte te kesaj pajisjeje si dhe me probleme te tjera teknike kurse Tatimet jane shprehur te vendosura te vijojne me zbatimin e ligjit.
Shoqata
Gjate konferences per shtyp diten e djeshme Shoqata e Gazit te Lengshem i ndali deklaratat e saj ne dy pika cmimin e larte te kases fiskale si dhe bllokimin e depozitave te Vlores nga Tatimet per te favorizuar disa
kompani te tjera te cilat po shesin prej kohesh gaz me cmime te larta. Kreu i shoqates Ilirjan Brokaj cilesoi cmimin e kasave si abuzim me vete dhe se ato po shiten shume here me shtrenjte sesa jane realisht. Ai paralajmeroi per ndalim te tregtimit deri ne zgjidhje te situates.
Tatimet
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka reaguar dje menjehere pas deklarates se Shoqates se Gazit duke saktesuar pozicionin e saj per te mos nderhyre ne cmimin e pajisjeve fiskale. Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e autorizuar prej saj per kontrollin e ketij procesi nuk nderhyn ne cmimet e shitjes se pajisjeve fiskale qe diktohen nga tregu i lire dhe tatimpaguesi mund te zgjedhe vete shoqerine ne te cilen deshiron ta bleje pajisjen fiskale dhe te kontraktoje sherbimin ne vijimesi kundrejt nje kontrate tregtare thuhet ne deklaraten e Tatimeve. Nje tjeter shpjegim qe DPT ka dhene lidhur me kompanite e Petroliferes qe kundershtojne te vendosin kasa lidhet me abuzimin qe keto te fundit kryejne ne deklarimet qe bejne. Ju sqarojme se madhesia e shifrave te shprehura ne menyre spekullative duke u dhjetefishuar ne raport me kapacitetet magazinuese te gazit te lengshem ne Petrolifera behet me qellimin per te mbuluar abuzimet me ligjin nepermjet sensibilizimit te konsumatoreve dhe opinionit publik theksojne DPT. Nderkaq kjo e fundit eshte shprehur e vendosur per te vijuar me zbatimin e ligjit per vendosjen e pajisjeve fiskale per gjithe subjektet qe e kane detyrim. Kontrollet do te vijojne ne te ardhmen dhe kane synim zbatimin e ligjit per te dekurajuar ata qe nuk respektojne ate dhe afatet e percaktuara perfundon deklarata e Tatimeve.
NERTILA MAHO