Kercenimi fizik ndaj Rames identifikohet personi i katert. Hetohet i lire
TIRANE - Nje person i katert pjesemarres ne kercenimet ndaj kryetarit te PS Edi Rama eshte identifikuar nga Prokuroria e Tiranes. Burime nga organi i akuzes thane se nje banor i Burrelit eshte bashkepunetori i katert i tre shtetasve te arrestuar javen e kaluar me akuzen e sigurimit te kushteve dhe mjeteve per te kryer vrasje ndaj kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama.
Shtetasit Luan Rami 37 vjec Fatos Rami 29 vjec dhe Afrim Kica 33 vjec te tre lindur ne Burrel dhe banues ne Tirane u arrestuan nga policia nje jave me pare me akuzen e kanosjes dhe planeve per vrasje ndaj kreut te PS Edi Rama. Policia tha fillimisht se ata po siguronin mjetet dhe kushtet per realizimin e krimit por me pas drejtori i pergjithshem i policise sqaroi ngjarjen. Hysni Burgaj tha se gjithcka kishte ndodhur pasi makina e shtetasit Luan Rami ishte demtuar nga demonstruesit me 21 janar. Duke marre shkas nga demtimi i makines Luan Rami i ka derguar nje mesazh ne celular kryetarit te PS Edi Rama ku kerkonte demshperblim.
Me pas u pretendua se 37-vjecari nga Burreli ka kryer edhe disa telefonata te tjera kercenuese ne adrese te Edi Rames duke permendur edhe planin per tu perballur me liderin e PS ne demonstraten homazh te 28 janarit. Policia nderhyri nje dite para demonstrates duke vene ne pranga tre personat me 27 janar. Ata u lane ne masen e sigurise arrest me burg per nje muaj nga Gjykata e Tiranes. Prokuroria tha se personi i katert qe kercenoi Ramen ka pohuar se ne momentin e dergimit te mesazhit nga Luan Rami kater personat kane qene se bashku ne nje lokal ku kishin konsumuar pije alkoolike. I dyshuari i katert ka mohuar te kishte ndonje plan konkret per sulm ndaj Rames.