Dy predha ne zyrat e UNHCR. Prokurori nga SHBA mbikeqyr ekspertizat
Dy predha arme te kalibrit 9mm te gjetura ne zyrat e UNHCR ne Tirane jane administruar ne dosjen hetimore te Prokurorise per ngjarjet e 21 janarit. Grupi hetimor eshte vene ne dijeni te pranise se predhave dhe menjehere ka bere sekuestrimin e tyre me procesverbal. Predhat jane marre ne zyrat e misionit te huaj te cilat ndodhen ne fund te rrugices mes Gjykates Kushtetuese dhe dy Kullave Binjake perbri me Kryeministrine ne Tirane. Nga verifikimi paraprak dyshohet se predhat i perkasin armeve te Gardes se Republikes. Sipas hetuesve predhat jane gjetur ne katin e dyte te nderteses se UNHCR cka tregon se projeksioni i qitjes ka qene nga poshte lart.
Megjithate krahas sekuestrimit te predhave prokuroret kane fiksuar cdo gjurme te lene prej tyre me qellim zbulimin e origjines se te shtenave. Po keshtu nje predhe e trete eshte gjetur ne nje prej pishave qe ndodhet ne ane te bulevardit perballe Kryeministrise. Edhe kjo predhe eshte gjetur ne trupin e pishes ne nje lartesi 5-6 metra nga toka. Tri predhat e reja te gjetura ne vendin e ngjarjes jane derguar per ekzaminime me qellim percaktimin e armes prej te ciles jane qitur ato. Paraprakisht Prokuroria dyshon se si predhat e gjetura ne zyrat e UNHCR ashtu edhe plumbi i mbetur ne trupin e nje pishe i perkasin te shtenave te efektivave te Gardes. Komandanti i kesaj te fundit Ndrea Prendi ka pranuar edhe publikisht para komisionit hetimor se gardistet kane qelluar me plumba zjarri ne nje moment me 21 janar por projeksioni i qitjeve ka qene lart per te trembur personat qe i afroheshin rrethimit te Kryeministrise.
Prokurori amerikan
Prokurori amerikan Mike Cain i cili eshte duke dhene ndihmen e tij per prokuroret shqiptare te dosjes 21 janari ka zhvilluar dje takimin e dyte me grupin hetimor te demonstrates. Sipas burimeve nga organi i akuzes prokurori amerikan se bashku me specialistet e FBI jane angazhuar ne asistencen ligjore dhe keshillimin per kryerjen sa me mire te ekspertizave mbi provat qe jane gjetur ne vendin e ngjarjes ne oborrin e Kryeministrise dhe ne bulevard. Ne kuader te analizimit te rezultateve te ekspertizave prokurori amerikan krahas kontakteve me prokuroret shqiptare te ceshtjes ka qendruar gjate ketyre diteve ne kontakt me laboratorin qendror kriminalistik dhe mjekesine ligjore. Ballafaqimi i te dhenave te autopsise se tre personave te vrare me ekzaminimet e policise shkencore mbi provat e gjetura ne vendin e ngjarjes pritet te hedhe me shume drite mbi ngjarjen. Nderkohe prokurori amerikan dhe ekspertet e FBI kane dhene ndihmese edhe administrimin dhe rikeqyrjen e vendit te ngjarjes me qellim mbledhjen e provave te nevojshme qe ndihmojne zbardhjen e plote te ngjarjes.
Hetimi
Prokuroria po i vazhdon hetimet ne tri linja kryesore lidhur me demonstraten e 21 janarit. E para linje qe po hetohet eshte qe ne diten e pare dhe ka te beje me vrasjen e tre personave. Linja e dyte eshte plagosja e efektivave te policise dhe Gardes si dhe demtimi i pronave e automjeteve prane vendit ku ndodhi ngjarja. Rreth 27 police dhe 81 gardiste pesuan lendime ne perplasje fizike me turmen. Drejtimi i trete ne te cilin po hetohet nga Prokuroria eshte organizimi dhe zhvillimi i demonstrates e cila i tejkaloi limitet qe eshte dhene leje nga policia.
Trazhgim Sokolaj