Antidroga Basha BE vleresoi Shqiperine te paren ne rajon
Ky raport i BE ishte kryefjala e takimit qe ministri i Brendshem Lulzim Basha zhvilloi dje ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit me drejtuesit me te larte te policise. Tani qe keni marre pergezimet e BE si organizata me e mire ne Ballkan per luften kunder droges per vitin qe shkoi eshte e tepert te perserit pergezimet dhe krenarine qe une ndiej qe qeveria shqiptare taksapaguesit shqiptare duhet te ndiejne dhe ndiejne per punen tuaj ka nisur fjalen e tij ministri Basha gjate takimit. Sipas tij suksesi i vitit te kaluar ne kete drejtim duhet te vazhdohet me nje
plan konkret veprimi per vitin 2011 per te pasur objektiva te tjera qe te japin rezultate edhe me te larta. Nese ne vitin 2010 u rreshtuam te paret ne Ballkan per luften kunder droges 2011-a sjell dy sfida te veshtira dhe dy objektiva te padiskutueshem politike. Objektivi i pare dhe i vetekuptueshem eshte te mos dorezojme stafeten tek asnje polici tjeter e Ballkanit. Objektivi i dyte eshte te krahasohemi me rezultatet tona me sfidat objektivat dhe sukseset e policive me te avancuara te BE dhe domosdoshmerisht pra te policive jashte rajonit te Ballkanit u shpreh Basha.
LUFTA KUNDER DROGES
Sipas ministrit te Bre-ndshem raporti i BE evidenton qarte se futja ne perdorim te plote e sistemit MEMEX perdorimi aktiv i inteligjences kriminale nderthurja e ketij sistemi me sistemet e policise kufitare dhe bashkeveprimi jo vetem brenda Policise se Shtetit por dhe midis Policise se Shtetit dhe faktoreve te tjere istitucionale te zbatimit te ligji ne Shqiperi kane cuar ne nje reduktim te vazhdueshem te sasise qe trafikantet rajonale shqiptare dhe nderkombetare kane cuar ndermend te trafikojne nepermjet territorit tone. Raporti nenvizon ate qe na kane thene dhe partneret euroatlantike qe shembulli i Shqiperise mund dhe duhet te sherbeje si nje shembull rajonal dhe se Durresi pra QNOD duhet te jete berthama e nje qendre rajonale te kthimit te Adriatikut lindor ne nje barriere te padepertueshme per narkotrafikun qe origjinon nga Afganistani dhe vendet e tjera te asaj zone deklaroi Lulzim Basha.
OPERACIONET 2010
. 57 persona te arrestuar nga operacionet me SHBA-ne dhe Gjermanine
. 17 operacione ne bashkepunim me Italine
. 6 operacione ne bashkepunim me Gjermanine
. 2 operacione ne bashkepunim me SHBA-ne
. 2 operacione ne bashkepunim me Holanden
. 1 operacion ne bashkepunim me Danimarken
. 1 operacion ne bashkepunim me Suedine
. 1 operacion ne bashkepunim me Zvicren
. 3 operacione ne bashkepunim me Kosoven
. 1 operacion ne bashkepunim me Malin e Zi
. 40 per qind me pak kanabis u kultivua gjate vitit te kaluar ne krahasim me vitin 2009
ETLEVA DELIA