E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA - Barazon Bostoni

U desh edhe fat, por gjithsesi fakti është që rezultati i finales në Konferencën Lindore në NBA është barazuar në 2-2. Kjo pasi Boston Sëlltiks fitoi 95-93 pas kohës shtesë në ndeshjen e katërt ndaj Majemit, pas një përballjeje plot me emocione në “Boston Garden”.
Vendasit u udhëhoqën nga kapiteni Pol Pirs që shënoi 23 pikë, 18 prej të cilave në pjesën e parë, ndërsa ai pati mbështetje nga Kevin Garnet dhe Rejxhon Rondo. i pari kapi 14 topa në tabela, ndërsa i dyti shërbeu 15 asistë.
Ishte një ndeshje ku Boston kryesoi deri në 18 pikë dhe e mbylli gjysmën e takimit me 61 pikë të shënuara.
Lideri i Majemit, Lebron Xhejms shënoi 29 pikë, por doli nga loja për shkak të gabimeve personale kur duheshin edhe 1’51”, duke lënë boshësi të madhe tek skuadra nga Florida.
Ylli tjetër i miqve, Duejn Uejd shënoi 20 pikë, por gaboi shumë në gjuajtje, ndërsa dha 6 asistë, rrëmbeu 3 topa nga kundërshtari dhe bllokoi po 3 gjuajtje. Adonis Haslem kapi 17 topa në tabela si dhe shënoi 12 pikë.
Ndeshja e pestë luhet të martën po në Boston, ndërsa të dyja finalet e Konferencave janë në barazim 2-2. San Antonio dhe Oklahoma luajnë sonte ndeshjen e pestë, në fushën e Spërsave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›