Leku forcohet kundrejt dollarit dhe euros

Dita e parë e javës ka regjistruar dobësimin të monedhës amerikane, pas një jave rritjeje. Kështu, dollari ka rënë sërish në kuotën 111 lekëve, duke u dobësuar 0.96 lekë krahasuar me datën 1 qershor. Ditën e hënë 1 dollar është këmbyer me 111.7 lekë duke ruajtuar gjithsesi nivele të larta në treg, megjithëse në rënie ndaj monedhës kombëtare. Leku është forcuar gjithashtu edhe ndaj valutës më kryesore në treg, euro. 1 euro është këmbyer sot me 138.81 lekë, 0.13 lekë më pak se të premten e kaluar. Monedha vendase ka treguar epërsi ndaj monedhave të huaja në pjesën më të madhe të kohës, duke dëshmuar për një qëndrueshmëri të saj në tregun valutor.
Dobësimi i monedhës europiane është pasojë e zhvlerësimit edhe në tregjet ndërkombëtare, rrjedhojë e krizës në eurozonë. Zërat profesionale theksojnë se luhatjet e herëpashershme të monedhës europiane do të vijojnë të jenë normale, për aq kohë sa do të ketë zhvillime në Eurozonë.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 111.70 -0.96
EURO EUR 138.81 -0.13
Poundi Britanik GBP 171.71 -0.62
Franga Zviceriane CHF 115.59 -0.07