E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/ "Adrion Livex 2009", flotiljet zbarkojne ne port

Ne kuader te stervitjes nderkombetare detare "Adrion Livex 2009", kane mberritur dje ne portin e Durresit anijet luftarake nga pese vende te ndryshme te rajonit, te cilat do te zhvillojne nje stervitje te perbashket tre ditore. Ne stervitja marrin pjese forca detare te Shqiperise, Kroacise, Italise, Greqise, Malit te Zi dhe Sllovenise dhe eshte vazhdim i evenimentit ushtarak te 18 marsit 2008, ne Tivar te Malit te Zi. Vendi prites do te vere ne dispozicion dy porte, ate te Himares dhe te Palermos, me qellim ankorimin e anijeve ne rast te prishjes se motit, si dhe do te mbeshtese me ndihme shendetesore. Drejtuesi i stervitjes, Kapiten i Rangut te dyte, Adnand Agastra, shprehet optimist per punen e deritanishme te bere nga stafi. "Kjo stervitje do te arrije suksesin e duhur ne te gjithe parametrat e saj", tha ai. Kurse shefi i Shtabit te Flotes Detare Shqiptare, Komandanti i Rangut te Pare, Roland Nasto, tha se "kjo stervitje zhvillohet per here te pare ne vendin tone dhe ka si qellim rritjen e bashkepunimit".

E. A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›