Ylli Kola kerkon votebesimin
Kryebashkiaku i Roskovecit rikthehet ne detyre pas 11 muajve rezidence ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Perfaqesuesi i Partise Socialdemokrate ka kerkuar dje votebesimin nga Keshilli Bashkiak, pasi mbeshtetur ne ligj nje kryetar vendor nuk duhet te mungoje me shume se tre muaj ne detyre. Ylli Kola eshte kritikuar nga keshilltaret e djathte dhe prefektura Fier per braktisjen e detyres, ndersa eshte bere me pare edhe nje mbledhje per shkarkimin e tij. Per mungese te shumices se votave shkarkimi nuk u mundesua, kurse ish-prefekti Shahin Bejdaj, qe sot kandidon per deputet, i kerkoi kryeministrit ne rruge zyrtare shkarkimin. Edhe prefekti i ri, Rauf Troka, konfirmoi se pritet pergjigje nga Kryeministria per Ylli Kolen. Kryebashkiaku ka argumentuar se ndodhej ne SHBA per nje kohe te gjate per arsye shendetesore, ndersa i eshte nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale ne zemer.
Xh. B.
Xh. B.