Vlore/Komuniteti cam, memorial banoreve te Dukatit
Me mbishkrimin e memorialit me shkronja argjendi shkruhet: "I perkushtohet mikpritjes vellazerore nga banoret e Dukat-Tragjasit, popullsise came te larguar me dhune ne vitin 1944 nga shovinistet greke". Ne nje pllakate argjendi jane skalitur portrete te popullsise came ne udhetim e siper, nga Greqia per ne Shqiperi, gjate masakres se madhe. Ky ka qene lapidari me i fundit i peruruar dje ne Dukat, nga komuniteti cam, ne shenje mirenjohje per shqiptaret qe i priten dhe strehuan. Ne kete perkujtim kane marre pjese shume banore te zones se Dukatit, Tragjasit, Orikumit dhe qytetare te Vlores. Ky memorial eshte nje investim i biznesmenit Dashamir Tahiri dhe kontributi i shoqates "Cameria". Perfaqesuesit kane falenderuar banoret e zones, ndersa Tahiri eshte shprehur se, "e ndjeja te nevojshme ndertimin e ketij memoriali ne kete zone, ne shenje mirenjohje ndaj popullsise".
O. H.
O. H.