Pranga ne kufi, te liruarit per vrasje
Gjirokaster- Gjurmet e gishtave tradhtojne te denuarin per vrasje ne vitin 1997, per motive hakmarrjeje. Miljan Buzi, banues ne Kombinat te Tiranes, eshte kapur nga agjentet e policise kufitare ne Kakavije, ndersa kthehej nga Greqia per ne Shqiperi, me qellim pushimet. Burime zyrtare bene me dije se 28-vjecari eshte ndaluar gjate verifikimit te gjeneraliteteve dhe te dhenave, ne kompjuteret e pikes se kontrollit mengjesin e djeshem. Buzi ka qene i denuar nga gjykata me 8 vjet burg, per nje vrasje te ndodhur ne qytetin e Fierit. Fillimisht eshte arratisur nga burgu gjate trazirave te vitit 97-te dhe riarrestuar ne vitin 2004. Ka kryer vetem 2 vjet e 6 muaj burg dhe me pas eshte liruar ne rrethana te paqarta nga gjykata, per t'u kapur dje.
Prej 12 vjetesh Miljan Buzi ishte arratisur ne drejtim te Greqise ku dhe i fshihej prangave te policise. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise Kufitare ne Gjirokaster, diten e djeshme, ne piken e kalimit te kontrollit kufitar Kakavije, eshte mundesuar identifikimi nepermjet gjurmeve te gishtave i 28 vjecarit, lindur ne fshatin Petove te Fierit dhe banues ne lagjen "Kombinat" ne Tirane. "Buzi ishte shpallur ne kerkim, pasi Gjykata e Apelit Vlore, me vendim te formes se prere, ne daten 21 tetor 2008, e ka denuar me 8 vjet burg per vepren penale te vrasjes me dashje", njoftoi policia vendore.
Ngjarja ka ndodhur me daten 22 shkurt te vitit 1997, ne fshatin Petove te rrethit Fier, kur pas nje konflikti qe kishte nisur prej disa ditesh, Miljan Buzi ka vrare me thike nje bashkefshatarin e tij me inicialet M. L., 19 vjec. "Viktima, per motive te dobeta, i ka rrahur vellane te denuarit dhe per kete ai eshte hakmarre, duke e goditur me arme te ftohte", sqaruan burime zyrtare te policise Fier per ngjarjen e ndodhur 12 vite me pare. I ndaluari fillimisht eshte arratisur nga burgu ne vitin 1997, pas trazirave qe ndodhen dhe eshte arrestuar serish ne vitin 2004, ku ka kryer 2 vjet e 6 muaj burg dhe me pas eshte liruar nga Gjykata e Rrethit Fier ne rrethana te paqarta. Gjykata e Apelit Vlore ka marre vendim te formes se prere, duke e denuar Buzin me 8 vjet burg per vepren penale te "vrasjes me dashje" dhe tashme i mbeten edhe 5 vjet e 6 muaj heqje lirie per te vuajtur. I ndaluari eshte transferuar per ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, pasditen e djeshme.
Blerim Kore