E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindjet ne shtepi, shkak per vdekshmerine

Shqiperia mbetet nje nder vendet ku lindjet ne shtepi jane ne shkallen me te larte, krahasuar me vendet e tjera. Burime nga Materniteti "Mbreteresha Geraldine" dhe "Koco Gliozheni" thone se grate qe lindin neper shtepite e tyre, kapin shifrat 5-10 per qind. Me shume, ky fenomen eshte i perhapur te nenat rome, ndersa edhe zonat rurale nuk ngelen mbrapa. Gjithsesi, grate nuk mund te detyrohen qe te lindin neper maternitete. Sikurse behet me dije nga nje studim i publikuar pak kohe me pare edhe nga institucioni i Avokatit te Popullit, gjate nje konference kombetare, perqindja e grave qe lindin ne shtepi eshte vertet shume problematike. Sipas nje studimi, 7 per qind e lindjeve ndodhin ne shtepi. Nga keto 6.2 per qind jane me asistence, dhe 0.8 per qind pa asnje asistence mjekesore. Shkaku i pare ka te beje me aksesin dhe cilesine jo te mire te sherbimeve shendetesore, mungesat e personelit, sidomos mamite ne fshatra si rrjedhoje e migracionit te brendshem e te pakontrolluar. Por, sipas studimit, nuk kane munguar rastet kur vete nena ka pasur deshire per ta lindur krijesen e saj ne shtepi. Ndersa nje shkak tjeter i ketyre shifrave te larta eshte levizja e pakontrolluar e popullates (per rrjedhoje nuk ndiqet dot nga mamia e patronazhit te zones) si dhe kushtet jo te mira te infrastruktures se materniteteve dhe shtepive te lindjes ne fshat qe shpesh kane mungesa ne uje, ngrohje dhe ne energji elektrike.

Defektet e zemres

Sikurse behet e ditur, defektet kardiake jane nje nder shkaqet e vdekshmerise foshnjore ne vendin tone. Nga te dhenat me te fundit raportohet se ne 50 mije lindje ne vit, 400 prej tyre lindin me probleme ne zemer. Sipas specialisteve, nese ato do te kapeshin me heret, shanset per sherim te plote do te ishin shume te medha, ndersa edhe vdekshmeria si rezultat, do te ishte ne permasa me te vogla. Shume raste kapen me keto defekte vetem kur jane ne nje faze mjaft te perparuar, ndaj ngritja e qendres eshte e domosdoshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›