Biznesi i vogel ne veshtiresi per shkak te bashkiakeve socialiste
Ne nje mbledhje te shoqates se autonomive vendore socialiste Kryetari i Bashkise se Tiranes vleresoi se kriza ekonomike ka ndikuar drejtperdrejt ne biznesin e vogel e si rrjedhim me pas tek te ardhurat e pushtetit vendor. I Papranueshmi Rama akuzoi se qeveria ende nuk pranon faktin se kriza po godet ekonomine shqiptare. Dhe per rrjedhoje te ketyre teoremave paradoksale ka vendosur te nise protesta. Ani pse Rama mund ti niste keto protesta edhe pa keto gjera kaq bajate pasi te gjithe e dine se bashkia Tirane e perfaqesuar nga krye-socialisti eshte bere lubia e biznesit te vogel duke e zhvatur me marifete te ndryshme.
Se pari eshte paradoksale pasi biznesi i vogel ne bashkite socialiste eshte penalizuar me nje rritje taksash rreth 20 per qind si te pastrimit dhe te gjelberimit te munguar. Taksat vendore kane pesuar nje rritje te madhe per vitin 2010. Rritja e miratuar qe ne shkurt te vitit 2008 ka arritur kulmin per kete vit. Taksa e gjelber arrin ne vleren 500 leke kurse ajo e pastrimit 5 mije leke te reja ndersa e biznesit te vogel rritet ne baze te xhiros vjetore. Vlerat monetare qe duhet te paguajne qytetaret jane shume te larta po te kemi parasysh se ne momentin e miratimit taksat vendore kane qene rreth dy here me te uleta.
Nese keni nje peme perpara biznesit tuaj atehere ju do te paguani 280 mije leke sepse kaq eshte gjoba bashkiake. Taksa e tabelave identifikuese te biznesit me qellim promovimi te mallit eshte 1 mije leke metri katror ne dite. Tashme rritja e taksave vendore eshte shnderruar ne nje problem serioz per bizneset ne Tirane vecanerisht ato qe kane te ardhura sa per te mbajtur frymen e familjeve te tyre. Qytetaret ankohen se policia bashkiake u vendos gjoba kur ata nuk arrijne te paguajne taksen e rritur deri ne 20 here gje qe ka sjelle nje situate te paprecedente marredheniesh midis qytetarit dhe funksionarit bashkiak. Biznesi i vogel dhe i mesem ne Tirane po perballet prej kohesh me veshtiresi te cilat kane te bejne me taksat e rritura shumefish nga Bashkite Socialiste.
Se dyti eshte ashiqare qe Partia Socialiste ka dy standarde kundrejt biznesit. Nga njera ane canga socialiste lufton ne fronti e biznesit me ceshtjen e kasave kurse nga ana tjeter i mohon atij mundesine per te apeluar ne gjykate problemet me Qeverine. Nese do te ishte ngritur Gjykata Administrative dje ajo do te ishte selia ku zgjidhen konfliktet e biznesit me institucionet.
Demokracia shqiptare vuan jo vetem pse ka nje qeveri jo perfekte por ajo vuan me shume sepse ka nje opozite radikale me mentalitet krejtesisht ideologjik primitiv. Jane bere tashme dy vjet qe opozita zvarrit ligjin per gjykatat administrative dhe me kete ka sinjalizuar opinionit publik se eshte kunder partnereve strategjike eshte kunder biznesit dhe pro interesit te llogarive bankare personale. Kuptohet sic eshte drita me diell se logjika e bunkerit solli mosvotimin e Gjykates Administrative duke u hequr mundesine pa para te ndertimit te avantazhit per bizneset cka defteu se Rama eshte i papergjegjshem per tu bere mire shqiptareve.
Se treti Edi Rama sulmon qeverine per kasat fiskale sepse mbron daljen ne shesh te luftes se nendheshme te klaneve pasi realisht pjesa derrmuese e kompanive kane pronare apo drejtues njerez te afert me lidhje familjare deputete te Partise Socialiste. Kesisoj kompania me e madhe eshte prone e zotit Ilir Kumbaro i cili eshte daja i Blendi Klosit. Gjithashtu edhe te aferm me lidhje familjare te Erjon Braces rezultojne te jene pjese e procesit te implementimit te projektit per pajisjen e biznesit me kasa fiskale.
Se katerti perflitet per cenim te autonomise vendore kur ne nje kohe qeveria shqiptare si autonomine ligjore dhe ate financiare u ka deleguar atyre pushtet te plote plus qe vetem ne 4 vitet e fundit e ka rritur autonomine e njesive vendore dhe i ka dyfishuar grantet drejt tyre per te realizuar keshtu projektet perkatese ne dobi te komunitetit. Ajo qe zbulohet nga e gjitha kjo eshte se njesive vendore socialiste nuk u mungojne te ardhurat nga qeveria dhe po ashtu as grantet por shpenzimi i financave neper protestat e Partise Socialiste per 12 muaj me radhe duke u shnderruar keshtu ne kandrra te pameshirshme te te ardhurave te shqiptareve. Shpenzimi i te ardhurave pa vene ne jete projekte dhe pa i kthyer ne sherbime ndaj qytetareve eshte nje forme e paster abuzimi. Do te ishte me e udhes qe bashkite dhe komunat e majta te japin llogari per fondet e akorduara dhe grantet e dyfishuara ne kohe pasi abuzimi i tyre ne pagesa militantesh per te mbushur sheshe protestash eshte anti-ligjore.