Berisha Prokuroria te nise hetimet lidhur me akuzat per implikimin e politikes ne afera mafioze

Kryeministri u ka bere thirrje institucioneve te mos rrine duarjashte perballe akuzave qe leshon politika por te nise hetimet per lidhjet e supozuara te tyre me klane mafioze eliminim kundershtaresh politike apo trafik pasurie e influence
Kryeministri Sali Berisha i ka bere thirrje dje ne emer te mazhorances institucioneve si Prokurorise se Pergjithshme Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive dhe drejtorive te antikrimit dhe pastrimit te parave te nisin hetimet mbi akuzat e ngritura per korrupsion ndaj eksponenteve te opozites. Ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat kreu i qeverise tha se organi i akuzes duhet te hetoje me paanesi te plote cdo akuze te bere deri me tani. Kreu i qeverise shprehu garanci te plote se shumica parlamentare eshte e zotuar te mbeshtese cdo hetim jashte cdo lloj imuniteti.
Ne emer te mazhorances dua te ftoj prokurorine e Pergjithshme dua te ftoj ILDKP drejtorine e luftes kunder krimit te organizuar dhe te pastrimit te parave qe te hetoje me paanesi te plote cdo akuze te bere. Dua te garantoj se shumica ka predispoziten e plote per te mbeshtetur cdo hetim jashte cdo lloj imuniteti. Uroj dhe deshiroj qe te njejtin vullnet te deshmoje edhe pala tjeter. Natyrisht ligji dhe Kushtetua jane mbi vullnetin e paleve u shpreh kreu i qeverise Berisha.
Kryeministri solli ne vemendje edhe domosdoshmerine e ndryshimeve ligjore ne ligjin per Inspektoriatin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive.
Sikunder i garantoj se Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive konsideron te nevojshme disa ndryshime ligjore ne emer te nje mundesie me te mire te vertetimit dhe verifikimit te gjerave se kjo shumice eshte e gatshme te konsideroje ne menyre me serioze propozimet e tij dhe te cilitdo tjeter qe i sherbejne tha kryeministri Berisha.
Shefi i ekzekutivit vuri ne dukje se gjate dy muajve me radhe ka patur akuza te shumta dhe fakte te pamohueshme per mega-afera korruptive sikunder nuk kane munguar as akuzat pa asnje lloj baze. Ne kete kontekst ai i kerkoi institucioneve te drejtesise qe te faktojne se Shqiperia eshte nje vend serioz dhe se gjithcka i referohet Kushtetutes dhe ligjit.
Dy muajt e fundit ne skenen e politikes shqiptare ne mediat e vendit jane shkembyer akuza te shumta jane paraqitur dokumente te pakundershtueshme per mega-afera mendoj une sa asnjehere me pare. Sikunder ka pasur edhe prej atyre akuzave qe kane qene pa asnje lloj baze. Une besoj se cdo institucion do te permbushe detyrimet e tij ligjore dhe do tu deshmoje shqiptareve se Shqiperia eshte nje vend serioz dhe se gjithcka analizohet ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e ketij vendi. Ne si mazhorance qendrojme teresisht te hapur dhe mirepresim cdo hap qe do te ndermerret ndaj secilit rast per te nxjerr te verteten ashtu sic eshte duke zbatuar ligjet e vendit deklaroi me tej kryeministri Berisha.
Reagimi i kreut te qeverise vjen ne nje kohe kur rendojne akuza te ashpra mbi kreun e opozites Edi Rama per perfshirje te tij ne veprimtari korruptive denoncime te cilat i kane faktuar edhe investitore te ndryshem ne kryeqytet. Gjobvenia permes skemes spektakolare 20 per qindeshe betonizimi i cdo hapesire publike te kryeqytetit privatizimi i truallit shteteror per hesape te ngushta pa zbatuar ligjin per kompensimin e pronareve te ligjshem si dhe miratimi i lejeve te ndertimit ne menyre klienteliste bejne qe kryebashkiaku te jape shpjegime te hollesishme perballe organeve te hetimit. Dhe per te gjitha keto ka deshmi konkrete te biznesmeneve te cilet kane rene pre e standardit te shantazhit korruptiv te Edi Rames.