E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi kërkon nga dogana e Kosovës zgjatjet e punës

Duke vlerësuar partneritetin ekonomik, i cili u theksua se ka njohur rritje, palët diskutuan edhe mbi barrierat burokratike që pengojnë rritjen e mëtejshme të këtij bashkëpunimi.

Zhilla njohu biznesin kosovar me angazhimin e fundit të Kryeministrit Sali Berisha për eliminimin e të gjitha barrierave në raportet tregtare mes dy vendeve, duke e vlerësuar këtë si të vetmen mënyrë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik reciprok si dhe rritjen e atraktivitetit për investitorët e huaj. 

Kreu i DHTI-së shqiptare, Zhilla, i kërkoi homologut kosovar që të bënte një dialog konstruktiv me autoritetet doganore të Kosovës lidhur me mundësinë e zgjatjes së orarit të punës së administratës doganore kosovarë në pikën kufitare të Vërmicës.  Aktualisht, sipas Zhillës, dogana e Kosovës në pikën kufitare të Vermicës mbyll punën në orën 19.00 dhe e rihap atë sërish në orën 08.00 të ditës së nesërme.

"Shumë biznese shqiptare mbeten deri në 13 orë duke pritur në pikat doganore. Kjo është një kosto shumë e madhe për avancimin e bashkëpunimit. Ne kërkojmë punën 24 orë të autoriteteve doganore në këtë pikë kufitare", tha Zhilla.

"Partneriteti ekonomik me Shqipërinë është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimit të besimit reciprok në mes të bizneseve kosovare dhe atyre shqiptare dhe sa me i avancuar të jetë ky bashkëpunim në mes të dy ekonomive komplementare dhe jo konkurruese aq më seriozë do të jemi përballë investitorëve potencialë të huaj, ndaj dondeve strukturale evropiane dhe mbi të gjitha ndaj Brukselit si pikësynim i përbashkët i të dy vendeve", tha kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Gërxhaliu. /Start/

                                                                                             2012-04-13 16:01
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›