E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi kërkon ulje të përkohshme taksash

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Fier ka kërkuar nga qeveria shqiptare të ulë taksat për të ndihmuar biznesin në këtë periudhë krize. Sipas kreut të kësaj Dhome, Shezai Çobo, qeveria duhet të aplikojë menjëherë uljen e detyrimeve tatimore dhe t‘i rikthejë kuotat aktuale, pas kapërcimit të kësaj krize ekonomike. "Një nga opsionet tona është ulja e TVSH-së përkohësisht, ose edhe tarifa për tatimin mbi fitimin. Ky është një projekt i përgatitur nga grupet e interesit të biznesit në Fier dhe të gjithë kemi vendosur që t‘ia japim qeverisë. Projekti parashikon që për disa muaj, deri sa të kapërcehet kriza, qeveria të gjejë forma për të ndihmuar bizneset, me qëllim që këta të mos shkojnë drejt falimentimit", tha Shezai Çobo. Sipas statistikave të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Fierit, gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë pësuar një rënie të ndjeshme importet dhe eksportet, janë mbyllur shumë aktivitete, si dhe ka rënë ndjeshëm fuqia blerëse.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›