Qeveria, e etur për të vjelë më shumë taksa
Qeveria shqiptare duket se po
synon të zgjidhë problemin
e rënies së të ardhurave fi skale
me anë të rritjes së taksave
mbi konsumin dhe varfërimin
e qytetarëve. Pas rritjes së akcizës
për naftën me 10-12 lekë
për litër, masë që do t‘i japë
qeverisë rreth 45 milionë euro
taksa më shumë çdo vit, ministri
i Financave sinjalizoi se ka në
plan të rrisë edhe akcizën e cigareve,
një mall që i jep qeverisë
gjithashtu miliona euro. Qeveria
shpalli në janar, se skema e saj
për të ndihmuar ekonominë
gjatë krizës, konsistonte në
shtimin e shpenzimeve publike.
Por, pas muajve të parë të vitit,
të ardhurat buxhetore dhanë
shenja të forta rënieje, si pasojë
e reduktimit të tregtisë së jashtme,
ndërkohë që qeveria është e
vendosur të vijojë me programin
e vet të shpenzimeve të fryra në
një vit zgjedhor.
Gjatë katër viteve të fundit, shqiptarët
janë përballur me rritje të
vazhdueshme të disa taksave që
rëndojnë mbi konsumin. Në vitin
2006, u rrit akciza e cigareve me
20 lekë për paketë, ndërsa pak
muaj më vonë u rritën taksat për
makinat e importuara. Vitin e
kaluar, u rrit në mënyrë efektive
TVSH-ja që rëndon mbi karburantet
dhe cigaret, ndërsa rriti në
disa raste sigurimet shoqërore.
Rritja e taksave për konsumatorët
u shoqërua me ulje të taksave për
korporatat. Kështu, përgjysmimi i
tatimit mbi fi timin u dha korporatave
rreth 100 milionë dollarë, por
në masën dërrmuese, këtë ulje e
përfi tuan vetëm 13 korporata nën
pronësi të huaj.
Ndërsa qeveritë në të katër anët e
botës po përpiqen të rigjallërojnë
ekonomitë e veta përmes nxitjes
së konsumit, qeveria shqiptare ka
gjetur një zgjidhje më praktike: ajo
po rrit taksat. Pjesa dërrmuese e
taksave shtesë që kanë paguar
konsumatorët shqiptarë gjatë
viteve të fundit kanë shkuar për të
fi nancuar projekte infrastrukturore
me leverdi të dyshimtë, si dhe
për të paguar faturat e energjisë
elektrike të importuar.
synon të zgjidhë problemin
e rënies së të ardhurave fi skale
me anë të rritjes së taksave
mbi konsumin dhe varfërimin
e qytetarëve. Pas rritjes së akcizës
për naftën me 10-12 lekë
për litër, masë që do t‘i japë
qeverisë rreth 45 milionë euro
taksa më shumë çdo vit, ministri
i Financave sinjalizoi se ka në
plan të rrisë edhe akcizën e cigareve,
një mall që i jep qeverisë
gjithashtu miliona euro. Qeveria
shpalli në janar, se skema e saj
për të ndihmuar ekonominë
gjatë krizës, konsistonte në
shtimin e shpenzimeve publike.
Por, pas muajve të parë të vitit,
të ardhurat buxhetore dhanë
shenja të forta rënieje, si pasojë
e reduktimit të tregtisë së jashtme,
ndërkohë që qeveria është e
vendosur të vijojë me programin
e vet të shpenzimeve të fryra në
një vit zgjedhor.
Gjatë katër viteve të fundit, shqiptarët
janë përballur me rritje të
vazhdueshme të disa taksave që
rëndojnë mbi konsumin. Në vitin
2006, u rrit akciza e cigareve me
20 lekë për paketë, ndërsa pak
muaj më vonë u rritën taksat për
makinat e importuara. Vitin e
kaluar, u rrit në mënyrë efektive
TVSH-ja që rëndon mbi karburantet
dhe cigaret, ndërsa rriti në
disa raste sigurimet shoqërore.
Rritja e taksave për konsumatorët
u shoqërua me ulje të taksave për
korporatat. Kështu, përgjysmimi i
tatimit mbi fi timin u dha korporatave
rreth 100 milionë dollarë, por
në masën dërrmuese, këtë ulje e
përfi tuan vetëm 13 korporata nën
pronësi të huaj.
Ndërsa qeveritë në të katër anët e
botës po përpiqen të rigjallërojnë
ekonomitë e veta përmes nxitjes
së konsumit, qeveria shqiptare ka
gjetur një zgjidhje më praktike: ajo
po rrit taksat. Pjesa dërrmuese e
taksave shtesë që kanë paguar
konsumatorët shqiptarë gjatë
viteve të fundit kanë shkuar për të
fi nancuar projekte infrastrukturore
me leverdi të dyshimtë, si dhe
për të paguar faturat e energjisë
elektrike të importuar.