E Diel, 1 Nëntor 2026

Higuain, do qëndrojë tre javë jashtë fushe

Real Madridi ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, nuk do të luajë në tri javët e ardhshme, për shkak të dëmtimit.
Higuain ishte lojtari i ndeshjes në përballjen ndaj Mallorcas, mirëpo ekzaminimet mjekësore të realizuara të martën treguan se ai duhet të pushojë për shkak të dëmtimit të shputës së këmbës.
Dëmtimi i argjentinasit është një goditje e rëndë për Los Blancos kur kihet parasysh se në dhjetë ndeshjet e fundit shënoi 11 gola.
Nga ana tjetër ky dëmtim do t'i shërbejë Karim Benzemas, i cili dëshiron të dëshmojë kualitet e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›