E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi, krijohet Këshilli Tatimor dhe Avokati i Taksapaguesve

Autori i Lajmit: S.T

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje disa shtesa në ligjin nr.9920, datë 19. 5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë″, ku parashikohet ngritja dy strukturave të reja: Këshillit Tatimor dhe Avokatit të Taksapaguesve. Për sa u përket këtyre strukturave, kryeministri Sali Berisha bëri të ditur se ato ngrihen në kuadrin e reformave të financuara nga Pragu i Mijëvjeçarit, si dy institucione shumë të rëndësishme për rritjen e transparencës në sistemin fiskal, modernizimin e këtij sistemi, shlyerjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit, por edhe shlyerjen e detyrimeve të shtetit ndaj tyre. Këshillit Tatimor do të funksionojë si organ këshillimor pranë ministrit të Financave. Këshilli Tatimor do të jetë forum teknik këshillimi dhe bashkëpunimi për dhe ndërmjet Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe tatimpaguesve. Vendimi parashikon se Këshilli Tatimor ka për qëllim, diskutimin e problematikave dhe propozimin e masave, që do të bënin të mundur zbatimin e legjislacionit tatimor me një kosto më të ulët administrative për administratën tatimore dhe me një kosto më të ulët financiare për tatimpaguesit. Por ai do të ketë të drejtën dhe të propozojë ndryshime në dispozitat ligjore e nënligjore tatimore, që lidhen me objektin e vet të veprimtarisë. Ndërsa drejtoria e Avokatit tё Tatimpaguesve ka si funksion parësor sigurimin e njё informacioni efiçent dhe prezantimin nё hallkat administrative pёrkatёse të problemeve e të shqetësimeve të tatimpaguesve, nё pёrmbushjen e detyrimeve tatimore, dhe të procedurave pёrkatёse administrative, si dhe garantimin e plotёsimit tё tё drejtave tё tatimpaguesve nga administrata tatimore. Avokati i Tatimpaguesve autorizohet tё investigojё tё gjitha kёrkesat e tatimpaguesve, qё pёrmbajnё probleme tё administrimit tё tatimeve, si vonesa administrative tё paarsyeshme, gabime tё zyrtarёve tatimorё, qё nuk janё zgjidhur nё mёnyrёn e duhur pas paraqitjes nga tatimpaguesi, mosrespektimi i procedurave tatimore apo shkelje të procedurave tatimore nga zyrtarёt tatimorë. Po dje është miratuar dhe një vendim për ngritjen e Komisionit të Prokurimit Publik.
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›