Vizita në Strasburg Rama kërkon mbështetje për vizat e zgjedhjet
Autori i Lajmit: S. Topi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kërkuar mbështetjen e ndërkombëtarëve për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, por dhe për transparencën e zgjedhjeve. Ndryshe nga herët e tjera, Rama i ka kushtuar shumë vëmendje dhe procesit të lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Ai i ka kërkuar Grupit Socialist në Parlamentin Evropian mbështetjen për këtë proces. Por Rama, po me aq këmbëngulje, ka kërkuar dhe mbështetjen e socialistëve evropianë për transparencën e plotë të zgjedhjeve. Të dyja këto çështje i ka trajtuar gjerësisht në takimet që zhvilloi me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Libor Ruçek, nënkryetarin e grupit socialist në Parlamentin Evropian, Hanes Svoboda, dhe Martin Shulc, president i Partisë Socialiste Evropiane në Parlamentin Evropian, njëkohësisht zëvendëspresident i Internacionales Socialiste. Gjatë kësaj vizite Rama shoqërohet nga deputetët Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj.
Vizat dhe zgjedhjet
Kryetari i PS, Edi Rama, gjatë takimeve të zhvilluara në Strasburg apo në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist dhe Demokrat në PE, ka theksuar se transparenca e zgjedhjeve të shkuara, për të mos lejuar që të ardhmet tu ngjajnë të shkuarave dhe njëkohësisht liberalizimi i menjëhershëm i vizave për të gjithë shqiptarët. “Dy janë çështjet e mëdha që na kanë sjellë këtë herë këtu në Parlamentin Evropian: transparenca e zgjedhjeve të shkuara për të mos lejuar që të ardhmet tu ngjajnë të shkuarave dhe njëkohësisht liberalizimi i menjëhershëm i vizave për të gjithë shqiptarët”, - ka pohuar Rama. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që Evropa ta mbështesë procesin e transparencës. “Është shumë e rëndësishme që Evropa ta mbështesë betejën me korrupsionin elektoral, ta mbështesë problemin madhor të ndarjes nga një e shkuar dramatike zgjedhjesh të deformuara e të kontestuara. Ashtu sikundër është shumë e rëndësishme që Evropa, e gjitha, ta mbështesë lëvizjen e lirë të shqiptarëve, sepse shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të paguajnë më për një politikë të vjetër dhe të verbër, që i mban ende mbyllur, i mban ende të izoluar në mes të një Ballkani që është çliruar përfundimisht, ku të gjithë lëvizin lirisht”, – tha Rama. Ai shtoi më tej se ishte nder për të që pati mundësinë ti drejtohej Grupit Socialist Evropian, duke i kërkuar mbështetje për këto çështje themelore. “Ashtu sikundër pata nderin të komunikoj me përfaqësues të lartë të këtij grupi, por edhe të këtij Parlamenti, për të shpjeguar se sa e rëndësishme, se sa jetike, se sa e domosdoshme është për Shqipërinë e nesërme evropiane transparenca e sotme e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive, ku e vërteta rrëqethëse e Ruzhdies duhet të dalë në dritë në të gjitha Ruzhdiet e tjera anembanë Shqipërisë dhe ku Shqipëria duhet të ndahet njëherë e mirë nga kjo praktikë e shëmtuar dhe e patolerueshme. E përsëris, Shqipëria duhet njëkohësisht tu bashkangjitet të gjithë vendeve të tjera që lëvizin sot lirisht nëpër Evropë”, - ka theksuar ai. Vizita e Ramës në Strasburg bëhet në një kohë kur Komisioni i Ligjeve ka nisur tashmë diskutimet për projektligjin e socialistëve, i cili synon transparencën e zgjedhjeve. Por debatet në dy seancat e para të këtij komisioni nuk duken shumë premtuese. Mazhoranca duket e vendosur për të mos pranuar hapjen e kutive të votimit, duke i qëndruar besnike qëndrimit të saj se nuk mund të shkelen vendimet e gjykatave apo të bëhet hetim për çështje që i përkasin një tjetër organi siç është Prokuroria.
PSE: Hetim zgjedhjeve, duke hapur kutitë
Socialistët evropianë kanë garantuar mbështetjen për Kryetarin e Partisë socialiste të Shqipërisë, Edi Rama. Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane në Parlamentin Evropian, njëkohësisht zëvendëspresident i Internacionales Socialiste, Martin Shulc, deklaroi se nevojitet transparencë e plotë për zgjedhjet e 28 Qershorit në Shqipëri. “Hapja e kutive është pjesë e hetimit për të mos lejuar manipulimin”,- tha Shulc në takimin e zhvilluar me Ramën. Më tej ai ka mirëpritur kthimin e deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Shulc ka deklaruar se shpreson që partitë e qeverisë shqiptare do tu japin tashmë një përgjigje pozitive kërkesave të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të ushtrojë një hetim të plotë, përfshirë hapjen e kutive të votimit, për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. “Vetëm në këtë mënyrë një bazë e re për dialog konstruktiv, ndërmjet qeverisë dhe opozitës, në këndvështrim të forcimit të procesit të integrimit evropian të vendit, mund të vendoset”, - ka pohuar ai. Socialistët evropianë kanë komentuar dhe rastin e shkeljeve të bëra në fshatin Ruzhdie gjatë zgjedhjeve të 28 Qershorit. Komentet e tyre u bënë pas deklaratave të Ramës se PS pranon vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas zgjedhjeve dhe që nuk është objektivi i partisë së tij të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Por Rama ka përcjellë me shqetësim përfundimet e hetimit të prokurorisë për manipulimin elektoral në fshatin Ruzhdie (qarku Fier) ku është gjetur se 70% e votave janë manipuluar. Në diskutimet u nënvizua që partitë në Kuvendin e Shqipërisë duhet të marrin kohë të mjaftueshme për të arritur një zgjidhje të balancuar për krizën aktuale politike në vend. Zëvendëspresidentët e grupit, Severin dhe Svoboda, deklaruan dëshirën e tyre – nëse është e mundur së bashku me kolegët e tyre nga grupi PPE në Parlamentin Evropian – për të vizituar Shqipërinë dhe të zhvillojnë bisedime me të gjitha partitë për të ndihmuar gjetjen e një marrëveshjeje për një zgjidhje të balancuar.
Gjithashtu, duhet nënvizuar se disa çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë u diskutuan gjatë këtyre takimeve, përfshirë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë.
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010