Pyetësori i dorëzohet KE-së të mërkurën
12/04/2010 Integrimi evropian
Kryeministri Sali Berisha do të dorëzojë pranë Komisionit Evropian, në mesin e kësaj jave, të gjitha përgjigjet e pyetësorit. Pyetësori, me të gjitha përgjigjet, i është nënshtruar përkthimit në gjuhën angleze. Qeveria është shprehur pothuajse e bindur se pas dorëzimit të pyetësorit, me siguri që do të ketë pyetje shtesë, të cilat do të lidhen vetëm me qartësimin që do të kenë zyrtarët e lartë të institucioneve të BE-së në lidhje me ndonjë çështje. Në mbledhjen e 29 marsit të Komitetit Ndërministror të Integrimit, Qeveria shqiptare përfundoi dhënien e përgjigjeve për 2283 pyetje të parashtruara nga Komisioni Evropian në pyetësorin, përmes të cilit do të përpilojë opinionin për dhënien e statusit të vendit kandidat. Në atë mbledhje të KNI-së u miratuan pesë kapitujt e fundit të këtij dokumenti tepër të rëndësishëm, i cili në tërësinë e tij përbëhej nga 35 kapituj. Ditët e fundit është kryer edhe procesi i faqosjes së këtij dokumenti të rëndësishëm në zyrat e qendrës së publikimeve zyrtare. Dokumenti përmban mbi 3800 faqe. Pyetësori iu dorëzua Qeverisë shqiptare më 16 dhjetor 2009, nga përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Tiranë, ambasadori Helmut Lohan. Për dhënien e përgjigjeve u angazhuan, sipas kapitujve, rreth 1200 zyrtarë të të gjitha niveleve dhe të gjitha institucioneve shtetërore, qeveritare dhe atyre të pavarura kushtetuese. Po ashtu u angazhuan 28 ekspertë të huaj dhe një numër i konsiderueshëm institucionesh dhe agjencish ndërkombëtare, të cilat u konsultuan për probleme dhe çështje specifike të pyetësorit.