E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi, qeveria firmos faljen e gjobave

 

Qeveria fal një pjesë të gjobave dhe kamatëvonesave që bizneset kanë pa paguar në vite

Qeveria do të falë kamatëvonesat dhe gjobat tek bizneset që kanë detyrime të papaguara në vite. Një pjesë e mirë e këtij borxhi tatimor i përket bizneseve dhe kompanive që tashmë nuk janë më efektive, pasi kanë kaluar në procese falimentimi dhe likuidimi.

Qeveria do të falë kamatëvonesat dhe gjobat tek bizneset që kanë detyrime të papaguara në vite. Një pjesë e mirë e këtij borxhi tatimor i përket bizneseve dhe kompanive që tashmë nuk janë më efektive, pasi kanë kaluar në procese falimentimi dhe likuidimi. Me anë të këtij vendimi, sipas Financave, synohet që të mblidhet detyrimi tatimor që kap një vlerë prej 10 miliardë lekë. Lehtësimi me 75 për qind e borxheve që biznesi ka ndaj Administratës Tatimore, vlerësohet si një mënyrë e mirë për të nxitur këtë kategori të sipërmarrjes që të bëjë likuidimet e detyrimeve të prapambetura.

Të gjitha faljet e gjobave dhe kamatëvonesave, vlejnë vetëm për të gjithë ata tatimpagues që do të bëjnë pagesat e detyrimit tatimor dhe të 50 për qind të kamatëvonesave brenda vitit 2008.

Falen gjobat për mjetet e transportit

Të gjithë mjetet e transportit, të cilat do të paguajnë taksat për 3 vitet e fundit, do të kenë falje nga tatimet për periudhën e mëparshme. Sipas Ministrisë së Transporteve, në vend janë 48 750 mjete të cilat nuk paguajnë taksat e qarkullimit dhe të regjistrimit vetëm në 5 rrethe. Ndërsa në total, numri i makinave që nuk paguajnë taksat e mësipërme shkon në 160 790.

Projekti

Sipas Ministrisë së Financave, vetëm në tatime, borxhi i bizneseve llogaritet në 40 miliardë lekë, nga të cilat 30 miliardë lekë janë gjobat dhe kamatëvonesat që do të falen, ndërsa pjesa tjetër prej 10 miliardë është detyrimi bazë që do të paguhet nga bizneset. Ndërsa borxhi doganor arrin deri në 7 miliardë lekë, nga të cilat do të falen rreth 5 miliardë lekë. Qeveria ka zyrtarizuar në mbledhjen e radhës amnistinë fiskale të premtuar, e cila fal një pjesë të detyrimeve të prapambetura doganore dhe ato tatimore. Po kështu, sipas vendimit të qeverisë do të falen edhe detyrimet e prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor, ato të taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, si dhe të gjobave e të kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme, shoqërore e shëndetësore. Projektligji është propozuar në qeveri nga ministri i Financave, Ridvan Bode. Periudha e propozuar e kësaj amnistie është deri më 31 dhjetor 2008 dhe përfshin të gjithë debitorët që kanë detyrimet e mësipërme. Ministria e Financave thotë se ky projektligj përmbush dhe rekomandimet e FMN-së për reformën në Administratën Tatimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›