Korçe, vdes foshnja 18 muajshe, ra brenda një kove me ujë
KORCE- Një fëmijë 18 muajsh ka humbur jetën duke u mbytur në një kovë me ujë, në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja është shënuar sot në mbrëmje në Bilisht të Korçës.
Sipas policisë ngjarja mund të ketë qenë aksidentale. Nuk dihen detaje të shumta si mund të ketë ndodhur ngjarja, ndërsa mësohet se i mituri me inicialet R.S ka qenë vetëm, e i pashoqëruar në oborrin e shtëpisë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes e po punon për të zbardhur shkaqet e vdekjes së vogëlushit.
(s.g/balkanWeb)