E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erozioni, pushuesit braktisin plazhin e Kunes

LEZHE - Erozioni në plazhin e Kunes në Lezhë ka bërë që kjo zonë të braktiset totalisht nga pushuesit. Edhe pse ka rreth 3 vite që specialistët ambientalistë kanë dhënë alarmin për rrezikun në këtë zone, deri më sot asnjë masë konkrete nuk është ndërmarrë. Gërryerjet kanë kaluar në më tepër se 5 metra nga deti në drejtim të kënetës, duke rrezikuar bashkimin e tyre. Në një gjatësi prej afro 1 km është dëmtuar tërësisht edhe brezi i pishave si edhe rruga për shkak të gërryerjeve të mëdha. Kjo zonë që dikur ishte ndër më të preferuarat për të kaluar pushimet është braktisur nga pushuesit, pasi ajo është degraduar tërësisht, duke mbetur vetëm rrënjët e pishave të thara nga gërryerjet masive. Zona e bregdetit midis deltave Drin dhe Mat, vitet e fundit është prekur së tepërmi nga erozioni, i cili ka “gllabëruar” brezin e rërës duke shkatërruar florën dhe faunën. Ekspertët ndërkombëtar dhe ata kombëtar po punojnë prej dy vitesh duke studiuar ndryshimet klimaterike në ultësirën perendimore të Shipërisë, ku këto ndryshime janë më të shfaqura.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›