Basha: Decentralizimi i komunave, pjesë e integrimit
Në takimin e organizuar në Hotel "Sheraton" me kryetarë të komunave, të zgjedhur vendorë, kryetarë të qarqeve të vendit, ku u prezantua edhe botimi "ABC-ja e Bashkimit Evropian për njësitë e pushtetit vendor", ministri i Brendshëm vlerësoi të rëndësishëm në këtë proçes rolin që Shoqata e Komunave të Shqipërisë ka luajtur në Decentralizimin e Pushtetit Vendor.
Sipas Bashës, këto reforma janë kryer në përputhje të plotë me dokumentet kryesorë të Kongresit të Autonomisë Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe kanë afruar nga viti në vit për Pushtetin Vendor, më shumë përgjegjësi dhe kompetenca, më shumë autoritet fiskal dhe burime njerëzore, më shumë pasuri publike dhe burime financiare.
Ministri Basha u ndal në disa nga reformat më të rëndësishme që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në favor të decentralizimit të qeverisjes vendore, duke përmendur ketu zgjatjen e mandateve të të zgjedhurve vendorë nga tre në katër vjet, transferimi i pronave publike të paluajtshme, pyjeve dhe kullotave drejt Pushtetit Vendor, transferimi i furnizimit me ujë të pijshëm në vartësi të pushtetit vendor, konsolidimi i financave vendore në fushën e regjistrimit të biznesit, planifikimit territorial, etj.
Në vazhdim, ministri Basha bëri të ditur edhe hapat që po ndërmerren për thellimin e procesit të transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, vendosjen e prokurimeve për të gjitha agjencitë e qeverisjes vendore që nga muaji janar i vitit 2009, në formë elektronike, rikonstruksionin dhe modernizimin e Gjendjes Civile, përfundimin e Regjistrit Elektronik të Sistemit të Adresave, etj.