Biznesi vogel, shpenzimet qe njihen dhe ato qe nuk njihen
-Shkalla tatimore e aplikueshme mbi te ardhurat e tatueshme te bizneseve te vogla subjekt i tatimit mbi te ardhurat personale eshte dhjete per qind (10%).
Shpenzimet e njohura
Per efekt te percaktimit te se ardhures se tatueshme, subjekteve te takses vendore te biznesit te vogel, do t'u njihen si nje shpenzim i njohur nga te ardhurat gjithsej, te gjitha shpenzimet e kryera ose te lindura gjate periudhes tatimore qe jane teresisht te lidhura me qellimin e biznesit.
Shpenzimet e panjohura
1. Per efekt te percaktimit te se ardhures se tatueshme, nuk njihen si shpenzim i njohur shpenzimet e meposhtme:
- Kostoja e blerjes dhe e permiresimit te tokes dhe te truallit.
- Kosto e blerjes, permiresimit, rinovimit dhe rikonstruksionit te aktiveve te veprimtarise, te cilat amortizohen.
- Vlera e shperblimeve ne natyre.
- Kontributet vullnetare te pensioneve.
- Interesat e paguara, te cilat tejkalojne normen mesatare te interesit 12-mujor te kredise per tregun bankar, sipas publikimit zyrtar te Bankes se Shqiperise.
- Gjobat, kamate-vonesat dhe kushtet e tjera penale.
- Krijimi ose rritja e rezervave dhe e fondeve te tjera, speciale, pervec rasteve te parashikuara ne ligj apo ne akte nenligjore.
- Tatimi mbi te ardhurat personale dhe ato nga biznesi.
- Shpenzimet per perfaqesim dhe shpenzimet per pritje-percjellje, te cilat tejkalojne shumen 0,3 per qind te qarkullimit vjetor.
- Shpenzimet e konsumit personal, te percaktuara nga ministri i Financave.
- Shpenzimet te cilat tejkalojne kufijte e percaktuar me ligj apo me akte nenligjore. Per kufijte e percaktuar ne ligjin "Per sponsorizimet", per qellime tatimore, nuk njihen si shpenzime te njohura shumat e sponsorizuara, qe tejkalojne masen 3 per qind te fitimit para tatimit dhe shuma e sponsorizuar per botuesit e shtypit, e cila tejkalon masen 5 per qind te fitimit para tatimit.
Shpenzimet per dhurata:
- Cdo shpenzim, masa e te cilit nuk vertetohet me dokumente nga tatimpaguesi.
- Shpenzimet per sherbime teknike, konsulence dhe te menaxhimit te faturuara nga persona te trete, por te pa likuiduara brenda periudhes tatimore nga tatimpaguesi.
- Humbjet, demtimet, firot dhe skarcot gjate prodhimit, transitimit dhe magazinimit, tej normave te percaktuara ne akte te vecanta ligjore dhe nenligjore.
- Shpenzimet per paga, shperblime dhe cdo forme tjeter e te ardhurave personale, te cilat lidhen me te ardhurat me marredheniet me punesimin, qe u jane paguar te punesuarve, perfshire dhe administratoret, pa kaluar nepermjet sistemit bankar. Keshilli i Ministrave percakton me vendim rastet e perjashtimit nga ky rregull.
- Shumat e paguara ne cash, mbi kufijte e percaktuar ne nenin 36/1 te ligjit Nr. 8560, date 22.12.1999 "Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise".
- Nese gjate periudhes tatimore, huaja dhe parapagimi tejkalojne mesatarisht kater here shumen e kapitaleve te veta, interesi i paguar per shumen e tejkaluar nuk njihet si shpenzim i zbritshem.
- Borxhi i keq nuk njihet si shpenzim i njohur, nese nuk plotesohen tre kushtet e percaktuar ne nenin 24, te ligjit nr. 8438, date 28.12.1998 "Per tatimin mbi te ardhurat", i ndryshuar. Nje borxh i keq qe eshte mbledhur duhet te perfshihet si e ardhur ne momentin e mbledhjes.
- Shpenzimet per udhetime, ushqim, akomodim dhe levizje duhet te kufizohen te shumat e specifikuara me udhezim te ministrit te Financave.
- Shpenzimet mbi asetet kapitale, pervec shpenzimeve per token, veprat e artit dhe pasuri te tjera qe nuk amortizohen, ne pronesi te taksapaguesit dhe te perdorura per aktivitetet e biznesit te taksapaguesit do te mbulohen gjate kohes permes shpenzimeve te amortizimit sipas percaktimeve te meposhtme.
- Kostot e blerjes ose ndertimit, kostot e permiresimit, rinovimit dhe rikonstruksionit te ndertesave, te konstruksioneve dhe makinerive e pajisjeve me afat te gjate sherbimi, amortizohen vecmas, ne menyre lineare, me 5 per qind.