E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim me simpatizantet ne Erseke

Kryetari i Levizjes Socialite per Integrim, Ilir Meta zhvilloi dje nje takim me banoret e qytetit te Ersekes. Gjate fjales se mbajtur perpara simaptizanteve te LSI-se, Meta kritikoi ashper qeverine e drejtuar nga kryeministri Berisha, kryesisht per krizen energjetike qe sipas tij ka plakosur vendin. Sipas kreut te LSI-se, qellimi i vetem i funksionareve te mazhorances eshte te vjedhin parate e qytetarvee shqiptare. Ilir Meta theksoi se qeveria e drejtuar nga Berisha nuk si synim te zbatoj projektet energjetike qe do ta nxirrnin vendin nga kriza energjetike.
" Qellimi i qeverise nuk eshte dalja nga kriza, por pasurimi ne kurriz te njerezve te pambrojtur", theksoi Meta ne Erseke, duke shtuar se qeveria ka deshtuar me te gjitha premtimet e bera. Nga ana tjeter Meta vleresoi edhe protesten e opozites ne Tirane pak dite me pare ne lidhje me situaten energjetike ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›