E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sqarimi i fundit”, polici vret kolegun, i ngacmoi të shoqen

13/01/2012  Polici i objekteve vret punonjësin e FNSH-së. Tenton vetëvrasjen, por kapet. “Vrava për nder”

TIRANË- Mllefi i disa viteve ndaj komshiut, bashkëmoshatarit dhe kolegut shpërtheu dje, kur pa mëshirë e vrau me 3 plumba. Motivi? Xhelozia. Mesdita e djeshme e gjeti “Kombinatin” me këtë grindje kaq të ashpër. Nën zë, burimet e policisë i thanë gazetës se 40-vjeçari Gerti Domi nuk i kishte duruar dot ngacmimet që Bashkim Memia, 40 vjeç i bënte të shoqes. Herë pas here ata ishin takuar, për ta sqaruar këtë sherr, por çështja nuk ishte mbyllur. E djeshmja ishte e fundit. Punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Bashkim Memia, kushëri i një personazhi të njohur të politikës, pronar i një byrektoreje në “Kombinat”, u qëllua dje teksa po përpiqej t’u shpëtonte plumbave të pistoletës së policit që ruante objektet, Gerti Domi, teksa ky i fundit e ndiqte nga pas. Më parë kishin pirë kafe. Sherri nisi pikërisht aty, te kafja pranë stacionit të autobusit në “Kombinat”, rreth orës 13.00. Dëshmitarët i thanë policisë se fillimisht autori i ngjarjes nxorri pistoletën që kur ishin në lokal dhe qëlloi disa herë në drejtim të viktimës, por ky i fundit arriti të dilte prej aty dhe të ecte me vrap. Domi e ndoqi edhe për disa metra, derisa e qëlloi në këmbë. Kur iu afrua, Memia kërkonte mëshirë dhe falje, por e kotë. Mbi trupin e tij u zbrazën edhe 2 plumba të tjerë. Autori u largua dhe tentoi të vriste veten, por u kap pak metra më tej nga kolegët e komisariatit nr 6, që ishin lajmëruar për sherrin. Viktima u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, por si pasojë e plagëve të marra nuk mundi të jetonte. Policia e Tiranës dha versionin e saj zyrtar, duke saktësuar emrat, moshën dhe funksionet e policëve. “Nga hetimet paraprake, rezulton se konflikti midis dy punonjësve të policisë të jetë për motive të dobta, ndërsa ngjarja ka ndodhur jashtë orarit të shërbimit. Aktualisht në bashkëpunim me Prokurorinë, po merret masa e arrestit në flagrancë për autorin e dyshuar për konsumim të veprës penale të “vrasjes me dashje”, mbyllet njoftimi i policisë. Në polici Gerti Domi rrëfeu ngjarjen, duke e pranuar krimin. Fjalët që polici i objekteve u ka thënë ekspertëve të grupit hetimor merren lehtë me mend. Dikur ishin miq, kolegë dhe fqinj të mirë. Më pas...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›