Halimi: Drejtësia infektohet nga pak gjyqtarë e prokurorë
13/01/2012 Ministri i Drejtësisë bën analizën vjetore dhe shpalos prioritetet për 2012
Brenda vitit 10 gjyqatrë e 14 prokurorë u propozuan për procedim
TIRANE-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka deklaruar se një numër i vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh që janë të korruptuar, infektojnë të gjithë sistemin e drejtësisë në vend. Prandaj dhe nga inspektimet e kryera në gjykata dhe prokurori, qëllimi kryesor është evidentimi i këtyre punonjësve me qëllim nxjerrjen jashtë sistemit të drejtësisë. Sipas ministrit Halimi, vetëm për vitin 2011, gjatë kontrolleve të Ministrisë së Drejtësisë kanë rezultuar me shkelje 10 gjykatës dhe 14 prokurorë, emrat e të cilëve janë propozuar për procedime disiplinore. “Është një pjesë e vogël, jashtëzakonisht e vogël e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët e fillojnë dhe e mbarojnë ditën e punës, duke krijuar favore personale dhe financiare. Pikërisht misioni i të gjithë reformës në drejtësi, misioni i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, i ministrit të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë është që këtë pakicë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët prishin sistemin, të përballen me ligjin, të përballen me drejtësinë, të përballen me përgjegjshmërinë e tyre ndaj ligjeve dhe Kushtetutës”,-pohoi ministri Halimi. Gjatë fjalës së tij ministri u ndal në disa prej reformave kryesore që kanë qenë objekt i punës së tij si plani për dixhitalizimin e gjithë sistemit të drejtësisë dhe aktorëve të këtij sistemi, si një element i rëndësishëm në rritjen e transparencës, fillimin e reformës së thellë të sistemit të Noterisë, fillimin e reformës së rëndësishme në fushën e ekzekutimit të vendimeve penale, reformën e “Mbikëqyrjes elektronike në fushën penale”, që do të sjellë aplikimin për herë të parë në Shqipëri të modelit modern të sistemit të dënimeve penale etj. Më tej Halimi shtoi se gjatë 2011-ës Agjencia e Kthimit të Pronave ka shqyrtuar mbi 1500 vendime. Për sa i takon prioriteteve për vitin 2012, ministri Halimi veçoi fillimin e implementimit të dixhitalizimit të sistemit gjyqësor, implementimin e dixhitalizimit të noterisë, miratimin dhe implementimin e ligjit të ri për ZRPP, implementimin e mbikëqyrjes elektronike për të dënuarit.