E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato: Do t'i bej shqiptaret te ndihen krenare

Me daten 4 prill, boksieri Kreshnik Qato do te ndeshet me portugezin Vitor Sa per titullin e Kampionit te Botes ne versionin WBF, por edhe ai mesdhetar per nje tjeter federate prestigjioze, sic eshte WBC. Nje dite para ndeshjes, e cila do te zhvillohet ne Tirane, ne pallatin e sportit "Asllan Rusi", boksieri, qe prej vitesh jeton ne Angli, dha nje interviste per ATSH-ne, lidhur me takimin e sotem, ku pret nje mbeshtetje maksimale ashtu dhe si viti i kaluar nga tifozeria shqiptare. Ne kete interviste, dhene per ATSH, Qato tregon se si iu fut rruges se boksit, veshtiresite dhe momentet e gezueshme pas fitoreve ne ndeshjet e zhvilluara, jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj.

Sa e veshtire ka qene per ju te ingranoheni ne kete lloj disipline?

Ne fillim ka qene e veshtire, sepse askush nuk me inkurajonte. Ndersa i vetmi qe me ka mbeshtetur ka qene trajneri i ekipit. U regjistrova ne shkollen e Mjeshterise Sportive ne Durres dhe me pas ne Institutin e Kultures Fizike ne Tirane.

E keni pasur tradite familjare te merreni me sport?

Po, babai im ka qene per 12 vjet rresht 'Kampion Republike' ne peshengritje. Ate e kam pasur tifoz personal, por, per fat te keq, prej rreth tre vjetesh e kam humbur. Per fatin e keq, babi nuk ka mundur te me ndjeke ne asnje ndeshje, qe une kam zhvilluar jashte vendit, ndersa me ka mbeshtetur ne dy ndeshjet e zhvilluara ne Durres.

Cili ka qene momenti me i bukur dhe me i veshtire ne karrieren tuaj?

Gjithnje mbahet mend ngjarja me e keqe. Kur humb edhe gervishtja me e vogel te fiksohet dhe e mban mend gjithe jeten. Por, ne te kundert, kur fiton, edhe pse mund te derrmohesh dhe te te thyhen edhe dhembet, dhimbjet kalojne shpejt. Ne rastin e pare edhe gervishtjen me te vogel e mban mend gjithe jeten. Si momentin me te keq do te vecoja, nje gervishtje te 10 viteve me pare, nje carje ne vetullen e syrit te majte, gjate nje stervitjeje. Si moment te bukur do te vecoja ndeshjen ne Ukraine.

Si mundet te shkoni ne Angli dhe t'i perkushtoheni boksit profesionist?

Kur u shkeputa nga mjeshteria sportive e Durresit dhe erdha ne Tirane, u aktivizova me ekipin e Gardes. Ndersa ne vitin 2000, isha kandidat per Lojerat Olimpike te Sidneit, ku m'u dha mundesia te shkoj ne Itali per te bere nje stervitje dyjavore, qe Komiteti Olimpik organizonte. Aty njihem me nje trajner italian, qe jetonte ne Angli dhe me pyeti nese kisha deshire te merresha me boksin profesionist. Deri ne ate moment, thjesht e kisha imagjinuar, por nuk e kisha marre seriozisht. I dhashe te dhenat e mia dhe pas gjashte muajsh po te ketij viti, ai me con kontratat me 'Sky Sport', nje televizion mjaft i njohur ne Angli, si dhe nje kontrate te ish-trajnerit te Tajsonit, lejen e qendrimit per ne Angli, ndersa me pas mora vizen dhe u nisa drejt Anglise.

Cili eshte celesi i suksesit tuaj?

Titulli i pare me ka hapur te gjithe dyert ne 2004. Se kur behesh dikush ne nje vend, atehere nis dhe interesi per ty. Une e ndjeva vete nje gje te tille. Ne komunitetin ku jetoja fillova te shikohesha me nje sy tjeter. Tashme kam pas vetes ne te gjitha ndeshjet qe une zhvilloj 300-400 tifoze te rregullt, qe bejne tifo dhe qe ngrene lart flamurin shqiptar, duke me mbeshtetur ne ecurine time.

Cila eshte lidhja qe keni me flamurin, pasi thuhet se ai eshte i pranishem kudo, ku gjendeni?

Eshte gjeja me e shtrenjte me te cilen krenohem, si shqiptar kudo qe jam. Sa hyn ne banesen time ne Angli qe ne momentin e pare prezantohesh me flamurin, ndersa nje tabele e madhe ka mbishkrimin, "ndalohet te flitet anglisht".

Cila eshte lidhja qe mbani me qytetin e Durresit?

Eshte qyteti ku u linda dhe u rrita, me lidhin shume gjera me kete qytet, pavaresisht se babai im ishte gjirokastrit, qytet te cilin e kam vizituar kalimthi.

Po per sa i perket ndeshjes qe do zhvilloni ne Tirane, cfare do te kerkonit?

Pres mbeshtetjen e te gjitheve, ashtu si dhe vitin e kaluar, ku tifozeria shqiptare me mbeshteti ne cdo moment. U them perseri se do t'i nderoj dhe do t'u dhuroj nje fitore spektakolare dhe me plote emocion. Do t'i beje bej shqiptaret te ndihen me krenare.

Per sa i perket sponsorit tuaj?

Po ndihem mire me sponsorin shqiptar Ylli Ndroqi, me te cilin kam nenshkruar nje kontrate vitin e kaluar, pesevjecare. Jam i kenaqur per kushtet qe ai me ka ofruar.

Cfare privilegji iu ka dhene te qenit kampion?

Tashme kam mundesi t'i beje aktivitetet atje ku dua une. Do te garoj gjithnje per flamurin shqiptar, por edhe ne baze te kontrates.

Si eshte uniforma juaj?

E tera kuqezi dhe nuk ka vend pa flamur, madje edhe te dorezat. Ne veshjen sportive dallohet qarte flamuri, pervec emrave te sponsoreve qe jane te vendosur aty.

Trajner: Kreshniku? Boksier i disiplinuar

Nikola Rifar, trajneri francez i boksierit te mirenjohur shqiptar, Kreshnik Qato, shprehet optimist ne prag te sfides se 4 prillit. Trajneri francez ka vleresuar ne te njejten kohe edhe Qaton si sportist, duke shprehur besimin se kjo ndeshje do ta perfaqesoje denjesisht Shqiperine ne nivelin boteror. "Kreshniku eshte nje djalosh simpatik dhe pozitiv, por mbi te gjitha eshte nje boksier shume teknik dhe i disiplinuar, ka theksuar trajneri i boksierit shqiptar. Shqiperia duhet te jete krenare qe ka shansin qe, nepermjet ketij sportisti, ta fuse veten ne harten e boksit boteror", u shpreh trajneri i Qatos, Nikola Rifar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›