Biznesmeni i ekzekutuar, me precedent penal, po ndërtonte në pronën e Mile Çamit
Ekzekutimi me 14 plumba i biznesmenit Spartak Spaho, pasditen e djeshme, në lagjen 11 janari ka tronditur mbarë qytetin e Fierit. Biznesmeni, pronar i një lokali në qafën e Koshovicës, i një hoteli dhe ndërtues, është goditur nga një makinë në të cilën gjendeshin dy persona, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Të shtënat plagosën edhe dy kalimtarë, Leonard Tolli dhe Dritan Yzeiraj.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e vrasjes, ndërkohë që drejtuesit e lartë të policisë së Fierit konfirmuan se autorët që kanë qëlluar drejt tij, janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Pesë persona janë shoqëruar në polici si dëshmitarë kryesorë të vrasjes.
Strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier, thanë se disa kohë më parë, Spahiu ishte shpallur në kërkim nga ata, për trafikim të lëndëve narkotike.
Një nga pistat hetimore është çështja e ndërtimeve, për cënimin e interesave me biznese të tjera, ndërsa një pistë tjetër është larja e hesapeve nga ana e ndonjë trafikantëve të drogës, pasi vetë viktima ishte preson me precedent penal të mëparshëm për tarfikim të lëndës narkotike.
Gazeta “Shqiptarja. com” në kryeartikullin e saj E vrasin mes kalimtarëve të gazetares Besmira Muçaj shkruan se biznesmeni kishte ndërtuar pallat afër bilardos së Mile Çamit. Fatmir Emini, i njohur ndryshe për komunitetin e Fierit si Mile Çami, është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e “Loshit” të Karbunarës, Bujar Sulës ndërkohë që është akuzuar edhe për masakrimin e nënës së Lulëzim Cakës.