SHBA: Deklaratat e zyrtarëve të Maqedonisë janë naive

Amabasada amerikane në SHBA
Ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili akuzonte NATO-n për mospranim në këtë Aleancë, ka reaguar ambasada e SHBA-së në Maqedoni. Gruevski, gjithashtu kishte thënë se presidenti Ivanov dhe ministri Poposki nuk kanë pasur ftesë që të marrin pjesë në Samitin e Çikagos.
Deklaratat e Zyrtarëve të Maqedonisë janë naive dhe është jo adekuate që ambasada amerikane ti komentojë. Lajmet nga Çikago tregojnë se samiti po ballafaqohet me sukses me shumë çështje të rëndësishme lidhur me Aleancën, dhe njëkohësisht theksohet se dyert e saj mbeten të hapura për partnerët që kërkojnë anëtarësim. Deklarata përfundimtare e samitit, e mbështetur nga krerët e shteteve dhe qeverive, e lavdërojnë Maqedoninë për pjesëmarrjen e saj, dhe përsëritin marrëveshjen për ofertë anëtarësimi, kur të zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë, thuhet mes tjerash në reagimin e ambasadës amerikane, raporton Zhurnal.
Në fund të reagimit thuhet se SHBA mbetet partner i fuqishëm dhe mik i Maqedonisë për përpjekjet e saj, në ndërtimin e një shoqërie të fuqishme, si dhe të arrijë qëllimet për integrim të plotë euro-atlantik. /Zhurnal/
Përgatiti: E.L