Galluci: Prishtina e do veriun, pa serbët

Ish-përfaqësuesi i UNMIK-ut në veri të Kosovës, Gerard Galluci
Ish-përfaqësuesi i UNMIK-ut në veri të Kosovës, Gerard Galluci ka thënë se Prishtina nuk do të negociojë për veriun dhe ajo po provokon serbët në atë pjesë.
Galluci ka shkruar për faqen “TransConflict” se shqiptarët në Kosovë nuk duan të negociojnë për veriun, ata vetëm e duan veriun dhe arrestimi i një të riu serb në Mitrovicë, tregon qartë se këto janë vendime politike.
Ai ka shkruar se, Prishtina përdorë një politikë të tillë që dëshiron të shtrijë ligjin në veri, në mënyrë që në atë pjesë të kthejë shqiptarët dhe ngadalë të largojë serbët nga atje.
Ata presin që ndërkombëtarët ta bëjnë këtë për ta, në fillim UNMIK, pastaj ICO dhe EULEX. Dhe kur e shohin se këto misione dështojnë atëherë ata fillojnë provokime si korriku i vitit 2011, shkruan në artikullin e tij Galluci.
Ai ka thënë se vetëm një presion i madh nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, por edhe forcat paqeruajtëse si KFOR-i dhe misionet e UNMIK-ut dhe EULEX-it, mund të ofrojnë një alternativë për rikthimin e Serbisë në veri. /INFOSOT/
Përgatiti: E.L