Tragjedia e Himarës, Topi dhe Berisha homazhe në universitetin e Elbasanit

Topi në Elbasan

Homezh në vendngjarje
I PËRDITËSUAR – 17:00 – Dita e zisë për studentët e aksidentuar që humben jetën në humnerat e bregdetit te Himarës është përshkruar nga një pikëllim i madh. humbja tragjike e jetës së 11 studentëve dhe plagosja e shume të tjerëve ka bërë që të rinjtë durrsakë të nisen që në momentet e para të lajmit të kobshëm drejt Spitalit Ushtarak për të dhuruar gjak për të plagosurit.
Kanë qenë rreth 22 të rinj dhe të reja kanë dhuruar gjak vullnetarisht rreth orës 19:00 të ditës së aksidentit. Gjithashtu edhe sot, dhjetëra persona kanë bërë dhurim vullnetar të gjakut për viktimat e aksidentit. Rreth 40 punonjës të administratës së prefekturës dhe të qarkut kanë shkuar në Spitalin Rajonal të Durrësit për të dhuruar gjak. Sipas të dhënave nga spitali, rreth 110 të rinj kanë dhuruar gjak gjatë ditës së sotme. /M.Brunga/
16:35- Kryeministri, Sali Berisha, ka vizituar sot Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan ku shprehur ngushëllime me viktimat e tragjedisë së Himarës.
I përlotur, si radhë herë, Berisha, u shpreh se aksidenti ku humbën jetën 11 studente të këtij universiteti ishte një dramë e madhe.
Ishte një tragjedi dhe zi e madhe, e cila kur je jashtë të vjen edhe dy herë më e rëndë. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, solidaritetin më njerëzor të gjithë prindërve, familjarëve të studentëve që u ndanë nga jeta, në një aksidentet më tragjike që Shqipëria ka njohur, tha kryeministri.
16:20 Ditën e sotme vendi i tragjedisë ku humbën jetën 13 persona ka qenë i mbi populluar si nga ana e forcave të rendit ashtu e nga qytetarë të ndryshëm, të cilët sot kanë bllokuar rrugën me dendësinë e tyre.
Që në orët e para ët mëngjesit të sotëm ekspert të Policisë Rrugore si e ekspert të ministrisë së Brendshme e asaj të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë mbërrit në vendin e tragjedisë dhe kanë filluar menjëherë punën për të bërë të mundur nxjerrjen e shkakut të tragjedisë.
Ekspertët nga Tirana dhe Vlora kanë nisur matjen e vendit si dhe kanë këqyrur të gjithë zonën ku kanë bërë skicat e aksidentit si dhe foto të ndryshme të vendit të ngjarjes që nga fërkimi i parë që autobusi ka pasur në trasenë e krahut të djathtë të rrugës kur shkon për Himarë e deri tek përplasja fatale në trasenë ndarëse të rrugës me greminën si dhe më poshtë në vendin ku ra autobusi. Ndërkohë Forcat e Reneas dhe ato të FNSH-së së Fierit kanë rrethuar zonën në një distancë rreth 200 metra.
16:00 Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vizituar sot Elbasanin për të shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin për studentët që humbjen jetën dje në Himarë.
Topi ka vendosu kurora me lule në hollin e universitetit ku ishin vendosur fotot e njëmbëdhjetë studenteve që humbjen jetën.
Jam shumë i pikëlluar të marr pjesë në këtë ceremoni homazh për disa vajza, të cilat ikën në moshën e tyre më të mirë, falë edhe një fati tragjik, tha presidenti.
Topi duke uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten, theksoi solidaritetin e shprehur nga të gjithë.
07:30 - Të gjitha institucionet e vendit ulën sot flamurin në gjysmë shtizë, në ditën e zisë kombëtare, për të nderuar kujtimin e 13 viktimave të aksidentit tragjik të Himarës.
Të gjithë ata që dje mbajtën frymën para ekraneve dhe përjetuan me ankth orët pas aksidentit, kanë mbajtur një minutë heshtje në mesditë, në përkujtim të 13 jetëve të humbura, shumica e të cilave, vajza të moshës 21-22 vjeç.
Një lutje në mesditë për familjet që kanë humbur fëmijët e tyre në moshën më të bukur, e për ato që në ankth shpresojnë fitoren mbi vdekjen.
Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë ditës do të transmetojë sot muzikë funebre. Në respektim të ditës së zisë kombëtare, televizioni publik nuk transmeton sot festivalin e Eurovizionit, ku si për ironi, Shqipëria konkurron me një këngë vaji.
Viktimat e tragjedisë:

Denisa Guzi
1. Denisa Guzi, 21 vjeç, banuese në fshatin Mashan, Komuna Kodovjat, Gramsh

Ermira Mana
2. Ermira Mana, 22 vjeç, banuese në fshatin Shelcan, Elbasan

Aurora Molla
3. Aurora Molla, 21 vjeç, nga fshati Vërdovë i Pogradecit

Lindita Kabashi
4. Lindita Kabashi, 21 vjeç, banuese në fshatin Shtërmen, Komuna Gostime, Elbasan

Joana Debinja
5. Joana Debinja, 22 vjeç, nga fshati Çermë Sektor, Komuna Tërbuf, Lushnjë
<