E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmeni i vrarë, ende asgjë për autorin

Një vrasje e vjetër, përfshirja në një trafik droge dhe një konflikt personal, janë tre pistat mbi të cilat po punon policia për shkaqet e vrasjes së biznesmenit Genci Habazaj nga Vlora.
Duhet theksuar se për shkak të komplikacionit të ngjarjes, si policia e Vlorës dhe e Fierit është shumë e rezervuar. 39-vjeçari u gjet dje në mëngjes në Bishan të Fierit pas 4 ditësh i zhdukur dhe sipas hetimeve rezulton se Habazaj është ekzekutuar dhe pastaj është djegur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›