E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tirana meriton planin urbanistik"

Tirana meriton qe pas shume vitesh te kete me ne fund nje Plan Urbanistik per te mundesuar zhvillimin e saj kundrejt rregullave te mirepercaktuara. Kjo ishte thirrja qe i beri diten e djeshme ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Kete deklarate Olldashi e beri pergjate prezantimit te projektit te Bankes Boterore per Masterplanin e qyteteve te Beratit, Gjirokastres, Korces dhe Lushnjes. Ne prezantimin ku merrnin pjese drejtuesit e Bashkive te ketyre qyteteve dhe perfaqesues te firmes fituese "Mermanet", ministri Sokol Olldashi shprehu bindjen se pas lidhjes se kesaj kontrates, keto kater qytete do te pesojne nje zhvillim te madh. "Jam i bindur qe me lidhjen e kesaj kontrate, per keto kater qytete, me kater qytetet qe jane bere me pare dhe duke shpresuar qe mbas shume e shume vitesh, nje dite edhe Tirana do te kete nje Plan Urbanistik, do te mberrijme qe te kemi zhvillim te kontrolluar, te planifikuar dhe te mire menduar, ne pothuajse gjithe qytetet e medha te vendit", deklaroi ministri Olldashi. Sipas tij, lidhja e kontrates per paketen e dyte per berjen e Planeve Urbanistike te ketyre kater qyteteve te rendesishme te vendit, i jep nje tjeter permase projektit qe eshte ne zhvillim prej kohesh dhe i bashkengjitet qyteteve qe jane perfshire ne paketen e pare. Sipas tij, nje tjeter element i rendesishem i ketij projekti eshte fakti qe pervec hartimit te planit parashikohet edhe trajnim i stafeve bashkiake, ne menyre qe te kryejne perditesimin e ketyre planeve per periudhen qe do te jene ne fuqi. "Ky eshte nje instrument qe do t'i duhet njesive te qeverisjes vendore per te pasur nje arzhonim te te gjitha te dhenave qe kane te bejne me zhvillimin e qyteteve te tyre", deklaroi pergjate prezantimit, ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi. Gjate fjales se tij ministri falendero kryetaret e bashkive per kontributin qe kane dhene per pergatitjen kesaj pakete, si dhe firmen fituese te kesaj kontrate te ciles i uroi dhe pune te mbare. Ne kuader te Projektit te Menaxhimit dhe te Administrimit te Tokes, Komponenti B, "Menaxhimi i Tokes Urbane" eshte parashikuar hartimi i Planit Rregullues per qytetet Durres, Shkoder, Vlore dhe Kamez dhe qytetet Korce, Lushnje, Berat dhe Gjirokaster. Pas procesit te perzgjedhjes se shoqerive, sipas procedurave te Bankes Boterore eshte bere e mundur lidhja e kontrates me date 30 korrik 2009 me firmen izraelite "Marmanet &Leman Architects" per paketen e dyte. Kontrata ka nje afat nje vjecar dhe nje vlere rreth 1 milion Euro. F.Mejdini

Paketat

Paketa e pare e miratuar pak kohe me pare nga ministria e Transporteve lidhet me miratimin e planeve rregulluese per qytetet e Durres, Shkoder, Vlore dhe te Kamez, dje u miratua edhe paketa e dyte me kater qytete te tjera.

Akuzat

Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi ne menyre te perseritur i ka kerkuar kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama qe te sjellw Planin Rregullues te Tiranes. Sipas tij, ky plan mbahet peng per afera korruptive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›