Gjoncaj: Skema e zgjedhjeve per kryetarin e PS
Komisioni i Zgjedhjeve ne Partine Socialiste nis punen per organizimin e zgjedhjeve per zgjedhjet mbi kryetarin e ri te socialistet. Rreth 70 mije socialiste do t'i drejtohen kutive te votimit me 26 shtator per te zgjedhur midis dy kandidaturave, kryetarit aktual ne detyre, Edi Rama dhe Maqo Lakrori. Per te dyten here, zgjedhjet do te kryhen sipas parimit "Nje anetar, nje vote". Kryetari i Komisionit Zgjedhor ne seline roze, Genci Gjoncaj, ben te ditur gjate nje prononcimi televiziv se statuti siguron kandidatet per nje gare te barabarte. "Keto rregulla te shkruara sigurojne te gjitha transparencen maksimale per kandidatet te cilet do te garojne per zgjedhjen e kryetarit te partise", ben te ditur Gjoncaj. Sipas tij, mundesia e tyre fillon qe ne momentin e veprimtarise se Komisionit Zgjedhor te partise. Pra, vlereson lideri i Komisionit Zgjedhor, "kandidatet kane te drejte te kene perfaqesues te perhershem prane ketij komisioni. Sikunder ne te gjitha komisionet e niveleve te dyta dhe te treta, te cilat do te ngrihen ne ditet ne vijim", sqaron procesin e votimit per kryetarin e Partise Socialiste, Genc Gjoncaj. Per te organizuar gjithe procesin e zgjedhjeve ne seline roze jane ngritur 37 komisione zonale ne rrethe dhe 384 nenkomisione ne komuna e bashki. Votimi do te jete i hapur per te gjithe anetaret socialiste nga ora 8 e mengjesit deri ne oren 16:00. Nga 3 kandidate te cilet paraqiten platformat e tyre ne Kongresin e jashtezakonshem te Partise Socialiste, tashme kane ngelur vetem dy te tille, pas doreheqjes se deputetit socialist, Arben Malaj.