Familjaret: Drejtesia te gjeje vrasesit e djalit
Dita e premte do te ishte e fundit dite, qe familja Habazaj, do te shihte djalin e tyre, Genci Habazaj. Pas apelit te bere publikisht ne media, familjaret me kot shpresuan se do ta shihnin perseri gjalle Gencin. Lajmi i kobshem, u mesua mesnaten e se henes. Pas gjetjes se trupit, nga nje coban, blute e qytetit te Fierit kane kontaktuar me ato te Vlores, duke pershkruar me hollesi tiparet dhe karakteristikat e kufomes se gjetur. Policia e Vlores, e cila ishte njoftuar per zhdukjen e 39-vjecarit Genci Habazaj, ka hedhur dyshime se trupi i gjetur mund t'i perkiste biznesmenit qe kerkohej prej 4 ditesh. Kufoma eshte derguar paraditen e djeshme ne morgun e Tiranes, per t'i kryer ekspertizen. Ne te njejten kohe kane marre rrugen per Tirane edhe disa familjare te Genci Habazajt, per te identifikuar nese kufoma e gjetur ishte ose jo, ajo e te afermit te tyre. Fatkeqesisht te gjitha te dhenat perputheshin me ato te biznesmenit vlonjat. Nuk eshte dashur shume kohe per ta njohur, pasi varesja prej flori qe gjendej ende ne trupin e djegur, ishte ajo qe mbante djali i tyre. Pasi jane bindur per fatkeqesine, lajmin e hidhur ata ua kane percjelle te afermeve te tjere ne Vlore. Kjo ka bere qe ne banesen e nje prej vellezerve Habazaj, te hapen dyert e mortit. Pas perfundimit te ekspertizes rreth ores 14.00, trupi eshte nisur drejt fshatit Terbac te qytetit te Vlores, ne vendlindjen e viktimes, ku diten e sotme do te behet edhe varrimi. Familjaret i qendrojne versionit se Genci ka rene ne kurthin e personave te njohur me pare prej tij. Ata kerkojne nga drejtesia te identifikoje dhe penalizoje autorin e kesaj ngjarje teper te rende per familjen e tyre. "Genci nuk njihej si njeri me probleme apo hasmeri, qe te meritonte nje masaker te tille. Ai shikonte punen e vet, ishte gjithmone i qete. Kishte biznesin e tij, qe e ngriti me mund ne emigracion dhe s'kishte probleme", tha njeri prej vellezerve te Genci Habazajt. "Ne kerkojme qe drejtesia te vendoset nga ligji dhe organet perkatese te zbardhin ngjarjen dhe te denojne autoret", - perfundoi ai mes lotesh.
Sot ceremonia e varrimit
Ne familjen Habazaj ne fshatin Terbac, qe ne oret e para te mengjesit te djeshem eshte hapur dera per ngushellime. Pervec te afermeve te kesaj familje, dhomen ku priteshin e percilleshin miqte, ishin ulur edhe pjestare te familjes se ish bashkeshortes se Gencit, me te cilen ishte divorcuar nje vit me pare dhe konkretisht vjehrra dhe vellai e motra e ish bashkeshortes. Nga kjo martese e cila kishte perfunduar ne divorc, Genci kishte dy femije, nje vajze 14 vjece dhe nje djal 9 vjec. Madje sic edhe mesohet, diten e hene Genci duhet te ishte ne Itali, ku kishte planifikuar dhe festen e ditelindjes per te bijen.