Gjendet i djegur biznesmeni Genci Abazaj
Xhemil Beharaj
Fier- Nuk ka mundur dot te festoje ditelindjen e vajzes se tij, por eshte rrembyer dhe gjetur i pajete ne fshatin Darrezeze. Genci Abazaj, biznesmeni i zhdukur pese dite me pare ne qytetin e Vlores eshte gjetur i pajete rreth ores 00:30, nga nje bari. Pasi ka pare kufomen e shkrumbuar mes nje arre te mbuluar me kallamishte, ai ka lajmeruar menjehere kryeplakun e fshatit, i cili me pas ka telefonuar uniformat blu. Forca te shumta policie, te krimit te organizuar, eksperte te kriminalistikes, prokurori i gatshem kane shkuar me shpejtesi ne vendin e ngjarjes, qe ndodhej rreth 15 km larg qendres Fier. Sipas burimeve nga blute kufoma ndodhej me fytyre nga qielli, nderkohe qe vetem 50 metra sapo le uren mes disa kallamishteve ( te mbire per shkak te zones dhe ujit te tepert te kanaleve vaditese ) ne nje cep dukej qarte vatra e zjarrit. Burimet shtuan se kufoma, kishte rreth 48 ore qe ndodhej ne ate vend. "Nga ana e grupit hetimor pas kryerjes se veprimeve proceduriale, si keqyrja e kufomes, paraqitja per njohje nga ana e familjareve, eshte bere e mundur identifikimi i kufomes qe i perket shtetasit Genci Abazaj.", deklaroi dje zedhenesi i policise se Vlores, Saimir Kociu. Sipas burimeve nga policia Fier, trupi i Abazaj pothuajse ishte i djegur komplet. Nga zjarri qe ishte vene kufomes kishte shpetuar vetem nje pjese e flokeve ne pjesen e pasme te kokes, si dhe zinxhiri i florinjte qe ai mbante ende ne qafe, te cilat kane qene edhe ndihma e familjareve per te njohur 38-vjecarin. Burimet shtuan se fytyra kishte marre demtime te shumta. Menjehere pas ngjarjes, trupi i pajete, rreth ores 05:30 eshte nisur ne drejtim te Tiranes, ne Mjekesine Ligjore ku dhe i eshte nenshtruar nje autopsie te plote. Nderkohe qe policia e Fierit ka marre ne pyetje kryeplakun e fshatit, si dhe bariun qe gjeti kufomen.
Gjithashtu burimet zyrtare te Policise Fier pohuan se autoret e kesaj ngjarje makabre kane shfrytezuar nje rruge pa shume qarkullim, si dhe mund te kene levizur ne oret e vona te nates ku edhe nuk ka pasur shume qarkullim. Ata jane nisur nga Vlora me automjet dhe me pas, pasi kane hyre ne qytezen e Levanit, jane kthyer ne Shtyllas duke ndjekur nje rruge rurale te shtruar me cakull qe nuk preferohet shume nga banore kembesore apo automjete. Duke shfrytezuar qetesine, ata kane kryer edhe ekzekutimin e tij. Genci Abazaj u denoncua i zhdukur me daten 29 gusht rreth ores 19:30, ne Drejtorine e Policise se Qarkut Vlore.
Abazaj u dhunuar fizikisht dhe me pas u vra me arme zjarri
Biznesmeni Genci Abazaj, i gjetur i djegur mengjesin e djeshem eshte qelluar dy here me arme zjarri. Keto jane te dhenat e para te nxjerra nga Mjekesia Ligjore, e cila ka kryer edhe autopsine e kufomes. Sipas burimeve nga mjekesia ligjore, vdekja e 38-vjecarit ka ardhur si pasoje e vrasjes me arme zjarri, nderkohe qe ne trup ka edhe shenja te tjera.
"Nje grup hetimor eshte duke u marre me kryerjen e te gjitha verimeve hetimore ne lidhje me kete ngjarje. Pas kryerjes se verifikimit te kufomes, do te kryejme edhe verifikimeve te tjera ne lidhje me shenjat qe ka ne trup viktima", shtuan burime nga mjekesia ligjore. Mesohet se i riu perpara se te qellohet me arme zjarri dyshohet te jete dhunuar fizikisht, kjo per shkak te shenjave qe ai ka pasur ne trup si dhe ne fytyre. Mjeket ligjore pohuan se biznesmeni eshte djegur me qellim per te humbur gjurmet e krimit. Djegia e kufomes shkaktoi veshtiresi ne zbardhjen e mekanizmit te vrasjes se 39-vjecarit. Nje grup hetimor i perbere nga inspektore krimi te Drejtorise se Policise se Qarkut Fier dhe Vlore ne bashkepunim edhe me Drejtorine e Krimeve te Renda po hetojne per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. Ne pyetje pritet qe te merren edhe te afermit e viktimes.
Denoncimi i te afermve per zhdukjen e 38-vjecarit
Biznesmeni Genci Abazaj u denoncuar tre dite me pare nga ana e familjareve i zhdukur. Mesohet se destinacioni i tij ishte per ne Elbasan, sipas sqarimeve qe iu kishte dhene familjareve, por nuk eshte kthyer me. Telefonin 38-vjecari e ka pasur te fikur. Po ashtu 38-vjecari nuk kishte marre me vete asnje dokument te tij, por i kishte lene ato ne banese. Pas tre ditesh pritjeje, vellezerit i jane drejtuar policise, e cila nisi hetimet ne lidhje me kete ngjarje, si dhe zbardhjen e tablateve telefonike te tij.