Policia: Asnje piste hetimi nuk perjashtohet
Burime nga policia bejne te ditur se pas gjetjes se trupit, policia po heton ne menyre intensive ne disa pista. Persona te ndryshem jane marre ne pyetje duke nisur qe nga konfliktet dhe deri te borxhet. Nder te pyeturit nuk mungojne edhe te afermit, apo personat qe e kane takuar ate te fundit. Ndersa te dielen ne mesdite pa u gjetur ende trupi dhe shpresat nuk ishin shuar, u moren shenjat e gishterinjeve ne automjetin e biznesmenit, tip fuoristrade "Nissan" me targa italiane, i cili ishte parkuar prane baneses se tij ne Ujin e Ftohte, si dhe numri i tij italian i celularit, te cilin nuk e kishte marre me vete kur ishte larguar. Autori ose autoret dyshohet te jene te njohur me viktimen, pasi gjate diteve te zhdukjes nuk ka pasur asnje sinjalizim per marrje te dhunshme apo rrembim. Sipas deshmive te familjareve Genci Abazaj, ka dale nga banesa e tij te premten, rreth ores 20.00, ku ka lene ne banese nenen e tij, qe jetonte me te sa here i biri kthehej nga Italia. Mesohet se pas nje telefonate, Genci ka dale nga shtepia, pa marre me vete asgje, asnje dokument, me rroba shtepie dhe qe nga ai moment nuk pati me asnje kontakt me familjaret. Hetimet ne te cilat jane perfshire dhe krimet e renda, do te shtrihen dhe ne shtetin fqinj, ne Akuila aty ku 39-vjecari ushtronte aktivitetin e ndertimit ne firmen H G. Nje piste hetimi, eshte ajo e konflikteve te mundshme qe mund te kete pasur 39-vjecari gjate viteve te fundit, perpara se te ikte ne Itali, apo edhe gjate kohes se qendrimit dhe te ushtrimit te aktivitetit te tij ndertues ne Itali. Gjithashtu po hetohet dhe ndonje konflikt i mundshem, pas ardhjes se tij ne Shqiperi. Nje tjeter piste hetimi, eshte edhe ajo per arsye te marrjes se ndonje huaje te madhe nga ana e Habazajt, apo e dhenies se ndonje shume nga ana e tij, tek autoret ose autori. Nderkohe nje tjeter shkak i vrasjes, shihet edhe ajo e grabitjes se mundshme, per t'i marre leket qe mund te kete pasur me vete, ose per kerkim te shumave te te hollave, me qellim lirimin e tij.
Detaj
Zhdukja
Sipas deshmive te familjareve Genci Abazaj ka dale nga banesa e tij te premten, rreth ores 20.00, ku ka lene ne banese nenen e tij, qe jetonte me te sa here i biri kthehej nga Italia. Mesohet se pas nje telefonate, Genci ka dale nga shtepia, pa marre me vete asgje, asnje dokument, me rroba shtepie dhe qe nga ai moment nuk pati me asnje kontakt me familjaret.
Hetimi
Nje piste hetimi, eshte ajo e konflikteve te mundshme qe mund te kete pasur 39-vjecarit ne Itali apo edhe ne Shqiperi. Nje tjeter piste hetimi, eshte edhe ajo e huamarrjes ose huadhenies nga ana e tij, tek autoret ose autori. Ndersa nuk perjashtohet edhe mundesia e grabitjes se mundshme
S.S deshmon i frikesuar nga ndonje hakmarrje e autoreve
Deshmia e bariut: Si e gjeta trupin
S.S quhet bariu qe gjeti kufomen e biznesmenit Habazaj. Ai eshte, 50 vjec, i martuar me dy djem. Nen friken e ndonje hakmarrje te mundshme ndaj tij, cobani flet fare pak per momentin e gjetjes se kufomes. Ai pohoi se ishte ora rreth 23.00 e mbremjes. "Do merrja disa dele qe kishin mbetur pas. Une banjo ne Bocove, rreth 5 km larg Darezezes. Shkoj ne kembe cdo dite per tek stani me dele. Jam i punesuar. Kufomen e gjeta rastesisht duke kaluar ne ate rruge. Pasi e pashe njoftova menjehere kryeplakun, Pellumb Levendi. Ai njoftoi policine. Sot ne mengjes isha edhe ne polici, ku pohova se cfare kisha pare. Kam frike se mos ata qe e vrane marrin hak dhe me vrasin edhe mua, ashtu sic vrane edhe biznesmenin", ka perfunduar cobani rrefimin e tij.