Topi,dekreton paketën ligjore për NATO-n
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar paketën ligjore për NATO-n. Paketa ligjore u miratua ditën e sotme në Kuvend. Me dekretimin nga ana e presidentit, kompletohet kuadri ligjor për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Presidenti i Republikës përshëndet deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për miratimin unanim të këtyre ligjeve dhe uron të gjithë qytetarët shqiptarë për realizimin e kësaj ëndrre integruese, si një moment historik për vendin tonë, e cila u realizua edhe nëpërmjet vullnetit të partnerëve tanë euroatlantikë.