E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmeni-mafioz mbahet ne Drejtorine e Policise se Vlores

I arrestuari

Pas arrestimit te bujshem te nje prej mafiozeve italiane ne Shqiperi ai eshte derguar ne qelite e paraburgimit qe ndodhen ne Drejtorine e Policise se Vlores. Albino Prudentino do te dale para togave te zeza ne Gjykaten e Shkalles se Pare te ketij qyteti nderkohe qe familja e tij ka kerkuar gjate gjithe dites se djeshme per te kontaktuar me te. Sipas te dhenave ende nuk eshte vendosur se cfare do te behet me te pas vleresimit te mases se sigurise nga gjykata. 59-vjecari akuzohet per nje sere krimesh te kryera ne emer te SCU-se nderkohe qe kishte investuar ne Shqiperi me qellim pastrimin e parave te fituara nga trafiku i droges. Prudentino njihej si kontaktues i organizates mafioze Sacra Corona Unitta dhe shef i kontrollit te aktivitetit te kesaj organizate ne Shqiperi. I njohur nga policia italiane qe prej vitit 1998 ai nuk ishte kapur me pare. Ne vitin 1999 pas goditjes se kesaj organizate ai ishte larguar ne Greqi ku ishte arrestuar per here te pare por nuk u realizua ekstradimi i tij per arsye se nuk kishte prova per implikim ne mafia. Ne vitin 2001 ai iu largohet forcave te policise ne Patra dhe pas nje ndjekjeje disaoreshe policia helene arriti ta vendose ne pranga. Ai u dyshua per vrasje dhe per vendosje bombe ne Greqi por ato akuza nuk u vertetuan. Keshtu me 21 qershor te vitit 2002 Gjykata e Athines e liroi nga akuza per vrasjen e biznesmenit grek Yiannis Yiatrakos dhe nga akuzat per dy vendosje bombash ne vitin 2000 po ne Greqi. Sidoqofte Prudentino ne ate kohe 51 vjec u denua me 16 muaj burg vetem per mbajtje dokumentesh false. Ai u arrestua afer Patras ne janar te vitit 2001 nje muaj pasi ishte arrestuar Francesco Prudentino 53 vjec po per te njejtat akuza. Ky i fundit ishte denuar me 6 vjet burg ne Rome nje jave para se te denohej Albino dhe te dy dyshoheshin qe ne ate kohe per lidhje me Sacra Corona Unitta. Rreth nje vit me pare ai dyshohet se ka ardhur ne Shqiperi per te shtrire aktivitetin kriminal te kesaj organizate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›