Shkon ne dhjete numri i te arrestuarve per SCU-ne
Numri i te arrestuarve nga organizata Sacra Corona Unitta ka shkuar ne dhjete me te arrestuarit e tjere dje. Nje prej tyre eshte kapur ne Malpensa sapo ka zbritur nga avioni ndersa tjetri ne Ceglie Messapica. Nderkaq policia italiane ka vene ne pranga edhe gruan e themeluesit te SCU Giuseppe Rogoli. Mediat italiane kane shkruar dje se eshte kthyer ne burg Domenica Biondi gruaja e krijuesit te SCU-se e cila eshte shoqeruar nga avokati i saj. Nderkaq mediat italiane shkruan dje se Tobia Parisi dhe Gennaro Solito kane perfunduar ne pranga. Ky i fundit eshte kapur ne Malpensa sapo kishte zbritur nga avioni. Te dhjete te akuzuarit per riformimin e SCU tashme ndodhen ne qeli. Ne lidhje me Tobia Parisin policia italiane tha se ai ishte nje nder strehuesit e kapos se ri te grupit Daniele Vicientino. Ky i fundit i ka shpetuar policise italiane gjate operacionit per arrestimet e kryera. Ndersa per Gennaro Soliton policia ka shpjeguar se ishte kontaktues i zones se Orias meqenese edhe kishte lindur ne ate zone. Dy drejtuesit kesaj organizate ishin Daniele Vicientino dhe Ercole Penna. Ata takoheshin ne banese dhe gjithmone flisnin per menyrat per te fituar para me qellim per te ushqyer shoket e burgosur dhe familjet e tyre. Ne nje moment gjate pergjimeve ata i thone njeri-tjetrit se duhet te tregojne forcen e tyre Do te bejme si ne vitin 1998. Shume biseda te pergjuara gjate hetimit vertetojne cdo lloj dyshimi per natyren e paligjshme te aktiviteteve kriminale qe tipar kryesor kishin friken. Ne nje bisede me kusheririn Maurizio ai udhezon ne lidhje me perdorimin e kartave te celularit. Nje bisede ne shtepine e Danieles Cavallo dhe Maurzio tregojne planin sesi do te fitojne territore te tjera duke perdorur forcen per te zgjeruar aktivitetin e organizates. Kohet e fundit ishin perfshire ne kryerjen e nje serie krimesh ne trafikun e droges grabitjes lojerave te fatit dhe kontrollit te veprimtarise kriminale. Ne vecanti grupi merrej me kontrollin e hollesishem te territorit kishte arme dhe shuma te medha parash fortesi dhe stabilitet te lidhjes mes anetareve sipas hierarkise e cila rridhte nga Daniele Vicientino dhe Ercole Penna pasuesit e Antonio Vitale.