E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi i derrave, nga 15 tetori analizat jo me ne Rumani

Rastet e dyshuar me grip derrash nuk do te duhet te presin me jave te tera per te mesuar nese jane apo jo mbartes te ketij virusi, apo kane qene pasi mund te jene sheruar. Ne daten 15 tetor ne Institutin e Shendetit Publik do te hapet nje laborator i vecante i cili do te kryeje analiza vetem per gripin e derrit, apo viruse te ngjashme te tij. Keshtu pergjigja e analizave per personat qe dyshohet se jane prekur nga virusi i gripit A H1N1, nuk do te dergohem me ne laboratorin e references ne Rumani, por do te zhvillohen ne laboratorin e Institutit te Shendetit Publik.. Ne kete menyre pergjigja per te dyshuarit do te jete me e shpejte. "Kemi filluar te investojme ne rritjen e kapaciteteve tona laboratorike, para se te fillonin te ndodhnin ngjarjet ne Meksike, lidhur me virusin e ri. Megjithate ne Shqiperi, kemi kapacitete per te diagnostikuar disa faza te virusit" ka pohuar drejtori i ISHP-se, Alban Ylli. Sipas tij, tashme ISHP eshte e detyruar qe per elemente gjenetike, te dergoje mostrat ne laboratoret e references, ne Angli ose Rumani. Aktualisht ne vendin tone numerohen 31 persona te infektuar nga gripi i derrit, dhe 6 te dyshuar per te cilet pritet konfirmimi i laboratorit ne Rumani. Specialistet e ISHP-se konfirmojne se gjate javeve te fundit verehet rritja e numri te personave qe paraqiten me simptoma te semundjeve respiratore, ndersa numri i te dyshuarve me gripin A H1N1 i ka kaluar 600 persona ne te gjithe vendin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›