Shqiptaret indiferente ndaj gojes
Sonila Isaku
Shqiptaret nuk kane higjiene goje, ata nuk kujdesen per dhembet e tyre. Ky eshte konstatimi i Shoqates se Stomatologeve ne Diten boterore te shendetit te gojes. Te mbledhur ne nje tryeze te perbashket mjeket stomatologe, shprehen se informimi per shendetin e dhembeve eshte i manget. Nderkohe qe semundjet te cilat shkaktohen nga ky organ jane te shumta dhe problematike. Sipas stomatologeve, kariesi eshte semundja me e perhapur dentare, e cila prek te gjitha moshat. Ne baze te statistikave vendet ne zhvillim ku ben pjese edhe Shqiperia kjo semundje ne 90 per qind te rasteve mbetet e patrajtuar.
Studimi
Shqiptaret qendrojne indiferente ndaj aparatit te gojes. Nga kequshqyerja, mungesa e higjienes dhe mos vajtja tek mjeku, ben qe shqiptaret te vuajne me shume se kushdo tjeter nga plakja e hershme e dhembeve. Nje personi, mesatarisht i takon te kete deri ne 4 dhembe te prishur, hequr ose mbushur ne gojen e tij, nderkohe qe ne vendet e tjera te Evropes kjo shifer eshte 1.2 dhembe, qe mund te kene probleme. Stomatologet ngrene shqetesimin per nje ushqim te kontrolluar dhe vizitat tek dentisti. Pavaresisht se gjate ketyre viteve te fundit, stomatologet kane verejtur nje ndryshim te edukates shendetesore ndaj dhembeve tek shqiptaret, perseri numri i atyre qe shkojne nje here ne 6 muaj tek dentisti eshte i vogel. "Shqiptaret po ndergjegjesohen per rritjen e higjienes se gojes, por niveli i ulet ekonomik e frika nga kriza, i detyron te shkojne te mjeku vetem ne raste emergjente" ka nenvizuar Rozarka Budina, kryetare e Shoqates se Stomatologeve. Sipas saj, ky vit eshte cilesuar si viti i promocionit per nje buzeqeshje e jete te shendetshme. Per kete arsye, Shoqata e Stomatologeve ne bashkepunim me specialistet e Ministrise se Shendetesise jane duke ndermarre fushata sensibilizuese ne konsultore, kopshte e shkolla.
Puna
Nga studimet e kryera nga Shoqata e Stomatologeve ne vendin tone ka rezultuar se nje pjese e mire e mbushjeve bien per shkak te cilesise se dobet te materialeve dhe punes jocilesore qe kryhet nje nga pjese e stomatologeve. "Ne vendin tone rreth 60 deri 70 per qind e mbushjeve nderrohen por nuk jane vetem faktoret mjekesore dhe materiale, eshte gjendja e pergjithshme e organizimit ku eshte bere mbushja eshte kujdesi dentar apo kujdesi i pergjithshem i gojes, jane te gjitha faktore qe ndikojne ne nderrimin e mbushjes. Pra nuk duhet te akuzojme gjithmone punen e mjekut kur nje mbushje nderrohet, nje komunikim i mire mjek pacient gjithmone i realizon keto situata dhe nuk ka pse te kete ankesa nganjehere te kota" tregon studimi i Shoqates se Stomatologeve. Sipas saj e rendesishme eshte qe pacientet qe paraqiten ne klinika dentare per te marre nje sherbim duhet te regjistrohen. Kjo ne menyre qe mjeku te shohe ecurine dhe shendetin e gojes se pacientit te tij.
Shqiptaret shpenzojne per lookun, jo per gojen
Paraqitja e jashtme eshte nje nga "veset" e shqiptareve, eshte shume e rendesishme te dukesh bukur, jo vetem per kenaqesine qe te jep fakti, por edhe vleresimi ne syte e te tjereve. Ne kete pike, shqiptaret nuk i kursejne vetes as rrobat e bukura dhe as aksesoret e kushtueshem. Megjithate, estetika vjen nga detaje edhe me te imtesishem, sic eshte mireqenia e dhembeve, nje kujdes i cili per shume njerez nuk duket te kete shume rendesi. Shumica e njerezve pranojne madje se tek dentisti mund te shkohet vetem atehere kur ke dhimbje. Ne Diten Boterore te Higjienes se Gojes, Shoqata Shqiptare e Stomatologjise, deklaron se ky aspekt ne vendin tone le shume per te deshiruar Ndersa theksojne se njerez qe harxhojne shume kohe per veshjen, floket dhe xhirot, harrojne te shpenzojne nje ore kohe ne gjashte muaj per te kryer nje vizite tek dentisti. Dhe kjo neglizhence krijon infeksionet e dhembeve qe vleresohen se jane shkaktari i nje sere semundjesh ne organizmin e njeriut.