E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Ligj i duhanit deshtoi

Sonila Isaku
Ligji i duhanit ka deshtuar, nderkohe qe gjate vitit te kaluar u arrit vetem te vendoseshin disa gjoba, te cilat ende nuk jane vjele, si dhe te hiqeshin reklamat. Ky fakt eshte pranuar edhe nga vete kreu i Shendetesise, Nard Ndoka, i cili pranoi dje ne Komisionin parlamentar te Shendetesise se nuk jane kapacitetet e duhura per te kontrolluar te gjitha subjektet. "Nje ligj shume i rendesishem qe nisi te zbatohet vitin e kaluar ka qene ai kunder duhanit. Ne 2007, ne arritem te heqim reklamat e duhanit ne cdo vend publik, vendosem ne cdo pakete sigla paralajmeruese ne gjuhen shqipe", u shpreh Ndoka. Sipas tij, vetem shendetesia nuk mund ta zbatoje kete ligj, pasi jane vetem 12 inspektore, te cilet kontrollojne lokalet dhe institucionet, keshtu qe, ai kerkoi ndihmen e policise bashkiake. "Si per ligjin e alkoolit ashtu edhe ate te duhanit, ne nuk kemi kapacitete per te kontrolluar", u eshte pergjigjur Ndoka, pyetjes se deputeteve te Komisionit te Shendetesise.
Me futjen e ligjit kunder duhanit, Ministria e Shendetesise nuk ka asnje te dhene nese numri i duhanpiresve eshte ulur, apo sa ka ndikuar ky ligj ne kete aspekt. Nderkohe, nje tjeter pike, qe solli edhe deshtimin e ketij ligji, ka qene buxheti i paket ne periudhen e ndergjegjesimit te popullates. "Ne momentin para futjes se ketij ligji, ministria nuk pati fondet e duhura per berjen e spoteve publicitare. Kjo ndikoi ne menyre te drejtperdrejte negativisht te popullata, e cila u gjend e papergatitur per zbatimin e ligjit", ka pohuar Ndoka. Sipas tij, inspektoret nuk lejohet te kontrollojne as barin e Kuvendit, ku deputetet pine duhan lirshem. Ministri theksoi se shqiptaret jane me nje mentalitet te veshtire dhe ligji u perball me nje veshtiresi ne zbatim. Ndonese ne muajt e pare, te cilet ishin ne periudhen e veres, u duk se ky ligj po zbatohej, tashme pothuajse ne te gjitha lokalet pihet duhan, pavaresisht tabelave qe thuhet "Ndalohet Duhani". Ligji kunder duhanit u zbatua per here te pare me 26 maj te vitit te kaluar, por qe asnjehere nuk gjeti zbatim. Kjo pasi qe ditet e para inspektoret kerkuan ndryshim te tij, ku te futeshin edhe aktore te tjere, si policia bashkiake, e shtetit dhe ajo tatimore per zbatimin e tij.
Si deshtoi ligji
Ligji i duhanit, qe u vendos per here te pare ne vendin tone vitin e kaluar, u zbatua vetem dy ditet e para ne lokalet dhe institucionet kryesore. Nderkohe qe, ne baret e periferise dhe lagjeve, inspektoret ishin te pafuqishem te kontrollonin. Per kryeqytetin kane qene vetem 12 inspektore, te cilet pervec kontrolleve qe duhet te kryenin, duhet te benin edhe detyren e tyre ne Inspektoratin Sanitar. Per kete u kerkua edhe ndihma e Policise Bashkiake dhe asaj Tatimore, por keto te fundit nuk u bashkuan asnje here me inspektoret e higjienes per kontrollet dhe gjobitjet e subjekteve dhe institucioneve. Edhe ato bare dhe lokale, te cilat u kontrolluan dhe u vendosen gjoba, keto te fundit edhe sot 8 muaj pas futjes se ligjit nuk jane vjele ende. Kjo pasi asnje nga institucionet nuk e merr persiper, nderkohe qe gjobat regjistrojne edhe kamatevonese ne pagese.
Ligji i alkoolit
Ndryshime, pasi nuk gjen zbatim
Ligji i alkoolit do te pesoje ndryshme, pasi edhe ky ligj nuk eshte zbatuar qe nga prilli i 2006, kohe kur u miratua. Nje nga pikat kryesore te tij eshte qe te miturit te mos perdorin pije alkoolike, keto te fundit te mos u ofrohen nga baret lokalet e nates. Ne keto te fundit duhet te jene te shoqeruara nga prinderit dhe me karta identiteti. Por, deri me sot, nuk eshte vendosur asnje gjobe dhe nuk eshte marre asnje mase per te miturit dhe frekuentimit te bareve ne oret e vona te nates. Te gjitha keto kane detyruar drejtuesit e Ministrise se Shendetesise qe te ndryshojne ligjin e mbrojtjes nga alkooli. "Do te jete nje vendim i Keshillit te Ministrave, i cili do te ndryshoje ligjin e alkoolit. Kjo pasi ne nuk kemi kapacitetet e duhura njerezore per ushtrimin e kontrolleve ne oret e vona te nates", eshte shprehur ministri i Shendetesise, Nard Ndoka. Sipas tij, do te behet pershtatja e ligjit me kushtet aktuale, nderkohe qe do te futen aktore te tjere ne kontrolle dhe ne vendosjen e gjobave.
E njejta gje do te ndodhe edhe me ligjin e duhanit, ku do i kerkohet policise bashkiake qe te vjele gjobat, por duke mbajtur nje perqindje te gjobave per kete institucion. Kurse pjesa tjeter e tyre te kaloje ne varesi te Ministrise se Financave, duke iu shtuar buxhetit te shtetit. Keto jane edhe ndryshimet, te cilat do te votohen ne parlament nga deputetet gjate ketij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›