Bjellorusi, OSBE: Të ndalen sulmet ndaj opozitës

Kryesuesi i Organizatës së Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka kërkuar që Bjellorusia të ndalë sulmet kundër rivalëve të presidentit Aleksandër Lukashenko.
Ministri i jashtëm i Lituanisë, Audronius Azubalis, ka kërkuar nga qeveria e Bjellorusisë, që të liroj të arrestuarit dhe të mos përdor dhunë kundër qytetarëve.
Lukashenko ka nisur sulmet kundër opozitës, pas protestave masive lidhur me rizgjedhjen e tij në dhjetorin e vitit të kaluar.