Familja e Bin Ladenit ndalohet të largohet nga Pakistani

Ndalohet të largohet nga Pakistani familja e ish-liderit të Al Kaedës Osama Bin Laden i cili u vra nga trupat amerikane rreth 2 muaj më parë.
Një komision që po heton ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara, nga e cila u vra Bin Ladeni, ka urdhëruar që familjarët e tij nuk duhet të largohen nga Pakistani, pa lejen e këtij komisioni.
Autoritetet e Pakistanit, aktualisht, kanë paralajmëruar se ato janë të gatshme, që njërën nga gratë e Bin Ladenit, ta dërgojnë në vendin e saj të lindjes, në Jemen.
Por, është e paqartë nëse agjenSitë e sigurisë do ta pranojnë kërkesën e Komisionit, që u bë mbrëmë vonë.
Tre gratë e Bin Ladenit dhe disa fëmijë janë burgosur prej 2 majit, që nga ndërhyrja në qytetin pakistanez, Abotabad ku u vra edhe Osama Bin Laden.