E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusi, kërkohen 5 vite burg për Ales Bialjatskin

Prokurorët në Bjellorusi sot kanë kërkuar pesë vite burg për një aktivist të të drejtave të njeriut që u arrestua nën akuzën për evazion fiskal.

Kryeprokurori kërkoi gjithashtu që Ales Bialjatskit, kreut t1% grupit për të drejtat e njeriut Vyasna, t`i sekuestrohet prona e tij dhe t`i bllokohen llogaritë bankare jashtë vendit.

Bialjatski u arrestua më 4 gusht, pasi autoritetet morën informacion nga Lituania dhe Polonia në lidhje me llogaritë bankare që ai mbajti në vendet e tyre për të mbështetur punën e tij në shtëpi.

Grupi Vyasna, e humbi regjistrimin zyrtar në vitin 2003 pasi ngacmohej vazhdimisht nga autoritetet në Bjellorusi, duke u detyruar kështu të mbajë zyrat e saj dhe financat jashtë vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›